• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këtu rrejnë të gjithë!, thotë Albini

by Frrok Çupi
07/02/2025 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Një nga miqtë e Albin Kurtit ka postuar në media sociale mijëra herë një tabelë të madhe ku shkruan se ‘Trump hoqi vizat e kosovarëve për në Amerikë… Trump i ka thënë Albinit se të kam partner!’
Albini me këtë rrenë të frymëzuar prej tij, do t’iu thotë gjithë kosovarëve se ‘nëse rrej unë, ju rreni ma shumë se unë!’
Kjo është ikona e këtyre zgjedhjeve.
Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë katër dhe me tre palë gërshërë në duar.
Sytë katër sepse nuk duan që në Kosovë të riciklohet Albin Kurti. Nëse ndodh, atëherë janë gati gërshërët e para që do të ndërpresin bashkëpunimin me shtetin e Kosovës. A mund të mendohet Kosova, një shtet i ri, ende i pa njohur gjerësisht në botë, dhe çfarë?… të marrë frymë pa praninë dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë?
Gërshëra e dytë që do të përdorin janë sanksionet e mëtejshme. Sanksionet e deritanishme të BE e kanë sfilitur Kosovën…, pa mendoni edhe më shumë të tjera.
Gërshëra e tretë do të jetë në një dorë që Albini po tenton ta puthë, dhe kjo është dora ‘Grenell’. Albini po e mashtron Grenellin dhe vetë Amerikën duke i thënë “të dua dhe ti më do, unë jam në ditët më të mira me ty’. Si në një çift në divorc ku maskulisti Kurti po tundon partneren e i thotë ‘të dua, jemi shumë mirë’.
Dora e paputhur e Amerikës do të presë pagesat për mbrojtjen e Kosovës dhe do të tërheqë trupat ushtarake që mbrojnë Kosovën.
Gërshëra e katërt mund të vijë nga vetë Donald Trump.
Nëse në datë 10 shkurt do të merret vesh se ‘ai tipi që sfidon Amerikën çlirimtare fiton zgjedhjet’, atëherë Trump do të bëjë siç ka bërë këto dy javë me njerëz që e bezdisin. Kurti i Kosovës është nga njerëzit që i ka bezdisur më shumë aleatët, që nga Uashingtoni në Bruksel. Por Trump ka ardhur me një stil ‘gërshërë’, të shpejtë e të mprehtë, me stilin e tabelës. Ai do të vërë tabelën, që, le të shpresojmë, mos i ngjajë asaj të Lindjes së Mesme.
Se në këto kushte jemi…
Albin Kurti e ka ndjerë se ‘po i hyn ujë nën brinjë’, dhe thërriti në një miting në Kosovë se ‘pushkat i kemi plot’. Kinse do ta mbronte ky Kosovën. Po nga kush? Askush nuk i ka shpallur luftë. Serbia iu përgjigj me seriozitet se ‘na ka kthyer pushkët Prishtina!’. E kjo mund të bëhet ushqim për lidhjet Putin- Vuçiç me barrë për Trump.
Kurti, sigurisht do të jetë gati të thotë: “Po kjo ishte rrena, more!”.
Pastaj do të dalë e të thotë para gjithë popullit se “për të gjitha ishte rrenë!’. Sikur të fitojë, ka fituar me rrena. Bota perëndimore po bën thirrje: “Mos u mashtroni”.
E keqja e madhe mbetet tabela se ‘këtu rrejnë të gjithë”.

Next Post
“Situatë inkurajuese”, Celibashi për Reformën Zgjedhore: Duhet të fillojë dhe përfundojë sa më shpejt

“Nuk mjafton koha”/ Celibashi letër partive: Ndryshoni Kodin për afatet e ankimimit të emigrantëve në Gjykatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com