• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

by E B
04/10/2026 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Kështu deklaron për DW Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, i cili ndodhej për një vizitë në Tiranë. Ai kërkon që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, “madje as verbalisht”, dhe e lidh respektimin e standardeve mjedisore me shtetin e së drejtës. Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin.
DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë?
Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë. Shqipëria dhe shumica dërrmuese e qytetarëve duan që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Dhe kur dëshiron të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatosh ligjet evropiane. Ligjet evropiane kanë në themel, para së gjithash, shtetin e së drejtës. Por edhe çështjet mjedisore janë pjesë e shtetit të së drejtës. Prandaj, ju lutem, respektoni shtetin e së drejtës.

DW: Çfarë reformash konkrete pret Gjermania nga Shqipëria përpara se ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Reformat që janë vërtet të rëndësishme lidhen me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Ndër çështjet themelore janë liria e fjalës, demokracia dhe shteti i së drejtës. Më pas, duhet të trajtojmë edhe një sërë çështjesh teknike, siç është siguria ushqimore, por edhe çështje të tjera politike që lidhen me mjedisin. Shqipëria ka nevojë për investime dhe, natyrisht, ka të drejtë të tërheqë investime. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, këto duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian.

DW: Ju e përmendët korrupsionin, i cili, sipas statistikave, mbetet një problem madhor në Shqipëri. A mendoni se ai mund të ngadalësojë procesin e negociatave?
Anton Hofreiter: Korrupsioni është problem në shumë vende, por këtu kemi parë raste të profilit të lartë, gjë për të cilën, nga njëra anë, mund të thuhet se është pozitive. Askush nuk është i paprekshëm. Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht. Dhe, për të qenë të qartë, korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
DW: Si mund ta ndihmojë Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Ne në Gjermani e mbështesim shumë Shqipërinë. E mbështesim në çështjet që lidhen me legjislacionin dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim, sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit të ardhshëm është një objektiv shumë ambicioz. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, por qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë për të bërë, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në zbatimin e tij.
DW: Ju thoni se mbyllja e kapitujve në vitin 2027 është një objektiv shumë ambicioz. Sa realist është ky afat?
Anton Hofreiter: Kjo është e mundur. Por më pas kemi ende procesin e ratifikimit dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me të. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët dhe të gjithë ata që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është ta bëjnë punën e tyre sa më mirë. Sepse edhe brenda BE-se ka njerëz që nuk duan që Shqipëria të bëhet anëtare, veçanërisht populistët e djathtë. Nëse atyre nuk u jepen argumente kundër anëtarësimit, atëherë është më e lehtë për miqtë e Shqipërisë, dhe unë e konsideroj veten një mik të Shqipërisë, të sigurojnë shumicat e nevojshme që Shqipëria të bëhet realisht anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, të gjithë politikanëve u them: bëjeni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Atëherë kemi një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./DW

Next Post
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com