• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëngu i turshive, vetitë çudibërëse që s’i kemi ditur

by A R
24/01/2017 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëngu i turshisë është i preferuari i sportistëve, ndonëse prej kohësh ekspertët nuk i njihnin mirë vlerat e tij. Deri pak kohë më parë, ekspertët supozonin që lëngu i turshisë ndihmonte me ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Rezultoi që ata kishin të drejtë. Gjeni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të turshisë.

1. Qetëson muskujt Një studim i publikuar në Revistën Medicine & Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie. Sipas studimit që sjell AgroWeb.org, lëngu i turshisë kishte më shumë rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulare se sa uji. Kjo mendohet të ndodhë sepse ky lëng ka efekt të menjëhershëm kundër dhimbjes duke ndaluar sinjalet e dhimbjes në rrugëtimin e tyre nga nervat tek muskujt.

2. Ndihmon me hidratimin Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t’u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.

4. Është i përballueshëm nga ana financiare Nëse jeni konsumator të rregullt të turshisë, duhet të dini që nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për pijet sportive. Edhe nëse nuk hani turshi, mos refuzoni lëngun e turshisë, si një alternativë shumë e lirë për të gjitha pijet që zakonisht rekomandohen gjatë stërvitjes.

5. Përmban plot antioksidantë  Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë. Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

6. Mundet t’ju ndihmojë në përpjekjet për të rënë në peshë Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumimi ditor i uthullës në doza të vogla mund t’ju ndihmojë të bini në peshë.

7. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

8. Ndihmon me tretjen Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

9. Ëmbëlson aromën e gojës Ndoshta lëngu i turshisë mund tua ‘thartojë gojën’ në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë./b.d

Next Post
PD pasi i bëri dje copë italianët për ‘aferën e përgjimeve’, sot u kërkon mbështetje për votimin elektronik

PD pasi i bëri dje copë italianët për ‘aferën e përgjimeve’, sot u kërkon mbështetje për votimin elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

October 29, 2026
VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

October 29, 2026
Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

October 29, 2026
Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

October 29, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In