• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lapaj dhe Shabani bashkë për zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PD: Budallenj! Edhe unë shoh në ëndërr Monica Belluccin, por nuk e kam të dashur

by S T
04/03/2025 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar bashkimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Nismës Thurje, të drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, duke e cilësuar si një gabim politik, ndërsa i cilësoi ata vetë si “budallenj politikë”.

I ftuar në programin e drekës në, News24, Sula u shpreh se forcat e reja opozitare duhet të bashkohen me Partinë Demokratike për të pasur një ndikim real në skenën politike dhe për të sfiduar mazhorancën.

“Të qenit në opozitë kërkon mbështetjen e një force të madhe opozitare si PD. Nuk cenohet as dinjiteti, as integriteti brenda një kampi opozitar. Armiku i përbashkët është mazhoranca dhe të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar,” – deklaroi Sula.

Duke ironizuar ambiciet e liderëve të rinj politikë, ai shtoi: “Edhe unë shoh në ëndërr Monica Belluccin, por nuk do të thotë ta kem të dashur. Në ëndrra ata mund të shohin veten si kryeministër, por nuk bëhesh dot.”

Sipas tij, fragmentimi i opozitës dëmton betejën kundër qeverisë dhe i fton këto forca politike të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në raport me PD.

“Kanë bërë gabim për mua këta. Të isha i ri si këta të tjerët. Endrit Shabani…janë budallenj. Është budallallëk! Janë budallenj politikë! Të qenit në opozitë, çdo force e re ka nevojën e një mbështetjeje të një force të madhe opozitare, si është PD. Nuk cenohet as dinjiteti yt, as integriteti yt brenda një kampi opozitar. Ke mundësi të bësh opozitë brenda programit dhe idesë tënde politike. Armiku më i madh sot është mazhoranca dhe ndaj të gjithë ne pavarësisht ndarjeve duhet të bashkohemi në një kamp. Nëse ne nuk mbajmë fjalën nesër pasnesër, ti del nga qeverisja dhe i jep mundësinë opozitës. E mira për Shqipërinë është kjo. Nëse sheh interesin personal për t’u bërë deputet është gabimi më i madh”, u shpreh Sula.

Next Post
“Me Talo Çelën kemi ndenjur në shtëpitë e njëri-tjetrit/ “Zbërthehet” në GJKKO Nuredin Dumani: Ja kur vendosa ta vras

"Plumbi i artë"/ Dumani përplaset me Qolin në GJKKO: Je i ndyrë, për ca topa lekë ke vrarë njerëz

Comments 1

  1. Vasili says:
    2 years ago

    Dash Sula n.q se bashkon veshet tend me hunden e Argitas nxer nje Elefand.Keshtu behet politika.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com