• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak

by Agron Gjekmarkaj
20/07/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak. Të gjithë shihnim në sy njëri-tjetrin, ç’të keqe i bëmë, me se e munduam?! Dikush mbytej në gugama e qarje, të tjerë mundeshin nga pikellimi. Ndonjë hallakatej në dhimbje i pafuqishem që të perballojë të tilla mungesa. E ndjeshme siç është ajo se mban dot gezimin për triumfin e Liderit të vogel historik me 29 korrik ndaj të ikja gjet shpetimin.

Kjo ndarje e permallshme e ndau në dysh Saimir Korrreshin si thika shalqinin që në Kuvend solli. Gaz Bardhi i cili merzinë dhe gezimin i percjell njesoj, ishte i vetmi që qeshte në këtë zezonë. Madje edhe Salianji për të cilin thuhet se në vend të zemres ka një gur të madh sa një bina se mbajti dot veten e për t’i shpetuar zhburrnimit tek Qerreti gjet strehë. Bernard Banushi me 300 kalores do ti sigurojë dalje të qete nga skena e veres si njeriu i negociatave të medha.

Kosta i Gramozit dhe Lindites lart nga llozha na rrinte persiper si shpata e Demokleut apo dora e xhebrailit. Prej atij ballkoni leshonte anatema e nama sa herë lakohej  emri i Babos për keq. Moskuptimi ndaj pohimeve kesodore ishte shfaqur dell në shteg të ballit sa një kallmboq. Mos bëfshi hajer, mos bëfshi hajer  një sokellime e zvargur binte mes nesh.

Bora ka vënë syzet dhe po lexon literaturë si të shmangim dehidratimin në stinen e veres dhe herë pas here qesh me gezim për të rejat që meson. Tao kthen koken dhe e pyet ç’ke?Ajo i gjegjet  “dhe dritë e diturisë perpara do na shpjerë.

Ikonomi i shpjegon Evisit receten e re të petullave që nuk marrin vaj një ekuiliber perfekt  mes një luge sheqer dhe një me kripë, një veze e pak kos, dalin që ti hash plot neps.  Aty u afrua edhe Nikoqiri Niko i cili nuk bindej dhe shamatohej për një recete tjeter. Delina u jepte të drejtë të treve duke tundur gezueshem koken.

Ku shkon Ulsiu aty ndihet hukama e gazit. Edhe në keto ditë errta pas arratisë së Tigrushit ai e gjen forcen për tu dhënë gajret , gaz e shpresë ministrusheve të myrretyera nga pasiguritë e shtatorit ku thuhet se Babo do ti bëjë shumicen kukurec. Gerta nuk e vuri buzen në gaz megjithëse Olta i tregoi dy a tre barasaleta. Merzia e Gertes më sembon.

Braçja sot u nxeh keq dhe na fyeu rënde në kujtesen tonë historike kur ai tha “ju merreshit me Lulin  kur pellitjet e gezuara komentoja pasi lopet dilnin nga akademia por atë e kam njohur për gjumash jo për lopë” se Doktori e akuzoi për therje  badihava në Divjakë. Po flet Dash Sula dhe dridhet femija në bark të nënes. Zëri i tij kumbon si jeh i të vertetave shekullore. Ermua vetë që emocionet nuk a fal dokujdo u hutua  në magjepsje.

Arben Pellumbi pasi na dha sihariqin sesi Veziri i madh Tao po flet me segretaren e shtetit të Anglisë na  shihte me dhimbje e ç’meritje-pse nuk gezoheshim, pse nuk prekeshim për këtë arritje, pse nuk ndanim të njëjtin besim!?  Bela u pa me Babon duke bërë shetitje rrugeve të reja me një makinë të zbuluar dhe këtë lajm na e dha Gaz Bardhi për t’ju plasur shpirtin gjithë atyre që do donin të hipnin në atë makinë.

Zheni Bebi Gjergji ja doli më në fund të bashkonte opoziten duke patur në krah edhe Doktorin edhe Krye Zevendes Liderin.  Xhelozia na u shfaq si njollat e yndyres mbi xhaketë. Në tryeze të zhuritur për bashkim  u ulem unë, Edi Paloka , Bujar Leskaj Dash Sula  dhe Xhele Mziu gjithnjë e më i vendosur në bindjet e veta. Desh nxorrem pisqollat si krushqit pas dasme, duke u perbetuar për bashkim. Nderhyrja e Leskajt na kthjelloi. Ai citoi hazretin Lenin megjithë perbuzjen që ka për të “e thyejmë unitetin duke u çirrur për unitetin”.

Majko duket si poet buzë lumit tek pret kthimin e Mamices për ti dhënë zjarr barotit.  Krifca u kthye , mu thaftë goja që thashë se Babo do e qortojë , më  duket qamet e merzitur. Ajo e ka kuptuar gabimin.  Vetem njeriu i drejtë Niko po e ngushllon.  Petrua merr shenime  dhe kellaset në të thella për të thënë gjëra që nuk i prishin qederin. Lefter Geshtenja me çekiç në dorë thyeu arrat e qeverisë. Lindita degjon fjalimet si mesuese e duruar  dhe ve notat në fund.

(vazhdon neser)

Next Post
Veliaj pret këngëtarin e famshëm Ricky Martin, i jep Çelësin e Qytetit: Krenar që këngëtarë kaq të mëdhenj vlerësojnë Tiranën

Veliaj pret këngëtarin e famshëm Ricky Martin, i jep Çelësin e Qytetit: Krenar që këngëtarë kaq të mëdhenj vlerësojnë Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com