• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret këngëtarin e famshëm Ricky Martin, i jep Çelësin e Qytetit: Krenar që këngëtarë kaq të mëdhenj vlerësojnë Tiranën

by Java News
20/07/2023 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa na ndajnë pak minuta nga koncerti në Sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin, të cilit në shenjë mirë se ardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingway Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë. Kur shikon dy gjenerata që, në fakt ashtu si vendi ynë, vend i vogël, kur prodhon një yll të madh, ashtu si dikush që vjen nga Kuba, Puerto Rico, tregon fuqinë e njerëzve të mëdhenj, për të ngritur edhe vendet e vogla e për t’i çuar lart. Jam krenar sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe sot jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive. Jam i sigurt se më shumë se sa koncert, do jetë një këndim i përbashkët, me mijëra njerëz në shesh, që mezi presin të të japin atë energjinë e ngrohtë shqiptare dhe uroj që të kthehesh prapë. Ndoshta, një ditë të gjesh një shtëpi të dytë këtu dhe të kemi edhe një copë edhe të prezencës tënde në Shqipëri. Në shenjë respekti e mirënjohje, do doja që, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës të të jepja Çelësin e Qytetit të Tiranës, si një simbol i një dere të hapur, një zemre të hapur dhe një mendje të hapur, dhe si një kujtim që gjithmonë është koha për t’u kthyer prapë në Shqipëri me çelësin tënd në xhep”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.

“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin./m.j

https://we.tl/t-p12AHNlicJ

Next Post
Vrau gruan e tij të sëmurë që ajo të mos vuante/ I moshuari rrezikon burg të përjetshëm, e bija kërkon në gjykatë që ta…!

Vrau gruan e tij të sëmurë që ajo të mos vuante/ I moshuari rrezikon burg të përjetshëm, e bija kërkon në gjykatë që ta...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In