• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lagjia e re në Kombinat/ Drejt përfundimit pallatet e para, Veliaj: Do jetë lagjja më e bukur në gjithë Shqipërinë!

by
23/11/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në Kombinat, ku po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do strehohen familjet e zones, te cilat mbeten p shtepi pas termetit te nentorit 2019.

Kryebashkiaku Veliaj tha se janë ndërtuar dy pallatet e para në Kombinat, teksa do të ndërtohen në total 40 të tillë, me një cilësi shumë herë më të mirë se pallatet që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“E gjithë zona e Kombinatit Tekstil pronë – shtet, do kthehet në një kantier gjigant ndërtimi. Një pjesë e kantierit do jenë ndërtime të reja, si ky pallat 8 katësh, pastaj pjesa tjetër vijon në formë U-je, me një shesh të brendshëm, me godina 3-katëshe. Një pjesë tjetër e kantierit do jetë restaurim i asaj që ne e quajmë trashëgimi monumentale, industriale, siç mund të jenë oxhaqet, kapanonet e vjetra të Kombinatit Tekstil. Pra nuk do jetë vetëm një zonë banimi, por do ndërtojmë edhe një hapësirë ku njerëzit shkojnë në punë, ku vijnë edhe disa institucione dhe universitete”, sqaroi Veliaj. Më tej, kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që banojnë në zonën e Kombinatit, që të firmosin kontratat në mënyrë që të hyjnë sa më shpejt në shtëpitë e reja që po ndërtohen, ashtu siç ndodhi me banorët e lagjes së re “5 Maji”.

“Kush ka pronë që i është njohur ndër vite dhe i ka bërë letrat, do trajtohet si pronar toke dhe do marrë metrat katrorë që i takojnë; kush ka shtëpi qoftë edhe të pa legalizuar, por që ka bërë kërkesën për legalizim, edhe pse toka është e shtetit dhe ambienti është i zënë, do i marrë metrat katrorë siç i ka. Kush kishte parukeri, kush kishte farmaci, dyqan, pra kush kishte garazhe, kush kishte shërbime, do vazhdojë të japë shërbime”, nënvizoi Veliaj, teksa bëri një ftesë për banorët e Kombinatit:

“Ftesa për të gjithë banorët e Kombinatit është: Të firmosin kontratën në njësinë administrative. Kontratat me firmën time kanë ardhur, tani duhet të firmosin banorët. Dhe si banorët e “5 Majit”, kush besoi i pari do të futet i pari në shtëpi”. Kombinati do të jetë një Pol i ri kulturor në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por duke u shndërruar në një hapësirë për atelietë e artistëve dhe artizanëve. Të gjitha godinat do të jenë bashkëkohore, ku do ketë të gërshetuara sheshe urbane, objekte arsimore dhe sigurisht do të rritet edhe cilësia e jetës në këtë lagje të re të Kombinatit.

/b.h

Next Post
Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor/ Deputeti Shehaj verifikon firmat e delegatëve në zyrën e Palokës, telefonon dy anëtarë. Ja përgjigjia

Sherri Berisha-Basha "transferohet" në njësinë 5: Mbështesim 11 dhjetorin, s'kemi bërë asnjë deklaratë zyrtare sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

September 10, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

September 10, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit!

September 10, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet

September 10, 2026
Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

September 10, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

September 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Shtator 2026

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com