Dikur bashkëpunëtorë të ngushtë, si janë sot marrëdhëniet e Spartak Brahos me Ilir Metën?
Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Braho komentoi qëndrimin e tij ndaj Ilir Metës si dhe divorcinge këtij të fundit me Monika Kryemadhin.
-Zoti Braho, si e vlerësoni sot zotin Meta?
-Në krizë. Krizë morale, psikologjike, shëndetësore.
-Si krizë shëndetësore?
-Po s’është në rregull…
-Ju erdhi keq që divorcoi bashkëshorten e tij, zonjën Monika Kryemadhi? Ju keni qenë mik.
-Patjetër që më erdhi keq, por thashë: Ky njeri ka dalë nga rruga e Zotit kështu që nga ai të gjitha mund t’i presësh.Shenja të cilat ai i dha që kur ishte në koalicion me Berishën.
/a.r