• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kuzhina” prangos të kërkuarin nga Peqini, bashkëpunim mes policisë me katër shtete të tjera

by A R
02/03/2020 17:00
ILUSTRUESE

ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë shqiptare, Italisë, Belgjikës, Gjermanisë dhe Spanjës në bashkëpunim mes efetivëve të Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, i koduar “Kitchen” (Kuzhina), ka vënë në pranga një person të akuzur për trafik droge.

Në Shqipëri është vënë në pranga P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J. S. është shpallur në kërkim.

Për të dyshuarit më 26 shkurt Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës.

Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit me shtrirje ndërkombëtare dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Skuadra Mobile të Brescias, Aleksandrisë, Comos, Monxas, Briancas, Pavias, Ferraras dhe Veronas në Itali, si edhe me policitë homologe në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë.

Koordinimi është bërë nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes homologe si në Itali, Bari dhe Romë, ashtu edhe në Shqipëri, në departamentet përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe me Interpol Tirana e Interpol Roma.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 persona me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta. Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

/a.r

Next Post
VIDEO / Nis zyrtarisht protesta e Metës, pamjet e para nga grumbullimi në bulevard

VIDEO / Nis zyrtarisht protesta e Metës, pamjet e para nga grumbullimi në bulevard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com