• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kuvendi nuk solli asgjë të re”/ Bozdo: Largimi Nishanit e Harxhit cënon rëndë imazhin e PD, tregon se po tkurret

by Java News
19/07/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-koordinator i Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë se Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re.

Në një intervistë në Report Tv Bozdo, tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar.

Sipas Bozdos duhet që kreu i PD, Lulzim Basha dhe vetë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim.

‘Kuvendi trajtoi çështjet e manipulimit dhe tjetërsimit të votës së shqiptarëve. Ku kongres nuk solli asgjë të re, ky kongres me debatin apo me bisedimin tonë të brendshëm ka rritur presionin mbi PD se ky debat vërtet nuk u mbajt në sallën e Kuvendit, por duhet iniciuar sa më parë. PD nuk duhet të reshtë së provuari duke mbledhur prova për të treguar manipulimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve. Kjo ishte pjesa e parë, që unë besoj se u shterua.

Kam kërkuar që Kuvendi të mos ndalej këtu, me të thënë këtë kemi thënë gjysmën e së vertetës. Gjysma tjetër është të kthehemi drejt vetes, çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar. A ishte strategjia e duhur? Ekipi, a ishte më i mirë? Ajo që më shqetëson është fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë një forcë politike qëndron 12 vite në opozitë. Ka shumë zëra që mendojnë se ne duhet të shohim rolin tonë në shoqërinë shqiptare.

Shoqëria shqiptare meriton dhe pret shumë më tepër nga PD. A jemi ne të aftë të ndërtojmë një ekipi fitues? E dinim se Rama do t’i vidhte zgjedhjet! Jam i sigurt që ky transformim i votës do të bëhet edhe në zgjedhje të tjera. Çfarë do të bëjë PD? Kjo më shqetëson dhe i kërkova Bashës të paktën në fjalimin e tij të hapnin këtë lloj debati.’– tha Bozdo.

Bozdo thotë se largimi i ish-presidentit Bujar Nishani si dhe ish-kryetares së PD-së Edith Harxhi, dëmton imazhin e PD-së dhe tkurr partinë, në kulmin e debatit se si të kthehen në shumicë.

‘Largimi i Nishanit dhe Harxhit ndoshta dhe disa figurave të tjera që flasin shumë dhe tregojnë shumë nuk dëmton këta njerëz por dëmton imazhin e PD. nuk më pëlqen imazhi i një partie që tkurret. Në kulmin e debatit ku të kthehemi si shumicë ne marrim hapa pas.’- tha Bozdo./m.j

Next Post
Braktis burrin e dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura. Lutja e nënës: Bijë, kthehu

Braktis burrin e dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura. Lutja e nënës: Bijë, kthehu

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    lyli karapushtin e mson plaku komunisti barbare,kundershtaret duhet larguar e eleminuar.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Ktu do jemi qe edhe lyli i ka ditet e numruara,edhe ai ne te semes do shkone si kundeshtaret e tije,larg spiunve e ndytsirave

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In