• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktis burrin e dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura. Lutja e nënës: Bijë, kthehu

by Java News
19/07/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër rast humbje denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ajo e Esmeralda Pura, 22-vjeçarja nga Pogradeci, rezulton e humbur që prej datës 13 korrik të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kur Esmeralda sëbashku me bashkëshortin Ismail Isnov dhe dy fëmijët e mitur 1 dhe 3 vjeç, sapo kishin kaluar doganën shqiptare, ndërsa ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Strumnicë të Maqedonisë së Veriut.

I janë dashur vetëm pak minuta, që 22-vjeçarja pasi është larguar për nevoja personale, duke vënë në dijeni edhe bashkëshortin është zhdukur papritur. I shoqi  ka qëndruar gjatë në pritje, bashkë me fëmijët, kur i alarmuar ka kërkuar ndihmën e policisë kufitare. Këta të fundit janë vënë menjëherë në lëvizje dhe pasi kanë hapur kamerat e sigurisë kanë konstatuar lëvizjet e fundit të 22-vjeçares, e cila është kthyer sërish drejt territorit shqiptar. Nëna e Esmeraldës, Diana Pura nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ sqaron se vajza kishte qëndruar disa ditë tek prindërit, ku kishte shkuar për pushime. Pas një konflikti, për arsye xhelozie mes saj dhe bashkëshortit, ky i fundit e kishte detyruar të ktheheshin në shtëpinë e tyre.

“Më 13 korrik vajza më erdhi në shtëpi. Atë ditë kur ajo mbërriti kisha fëmijët e kunatës aty. Burri i vajzës u bë xheloz, për dy djemtë e kunatës dhe patëmnjë  konflikt. Ismail Isnufi mori vajzën dhe fëmijët për t’u kthyer për Maqedoni. Më pas ishte vetë ai që më dha lajmin për zhdukjen e vajzës. Në doganën Qafë-Thanës i kishte thënë burrit të mbante fëmijët, për të shkuar në tualet, por nuk ishte kthyer më. Ju lutem ma gjeni vajzën, se vetëm atë kam nuk kam fëmijë tjetër. Në pikën doganore kemi mësuar se 10 minuta pasi ka kaluar kufirin shqiptar, ajo është kthyer sërish për në Shqipëri. Bashkeshorti i vajzës ka ardhur më ka sjellë vajzën e vogël, ndërsa djalin e ka marrë me vete”, u shpreh nëna e Esmeralda Purës.

Ditën që është larguar, nëna e dy fëmijëve ka patur të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë të bardhë. Largimi i papritur i 22-vjeçares është një veprim i përsësitur i saj, pasi 5 vite më parë, ende e pamartuar, ajo largohet nga banesa e prindërve në Pogradec me një djalë, të cilin e kishte njohur në rrjetin social Facebook.

“Besoj se mund të ketë njohur një djalë tjetër, ose ka ikur me djalin që kishte para se të martohej. Ishte 17 vjeç kur u largua nga shtëpia për herë të parë dhe u gjet brenda 24 orëve, në Tiranë. Dyshoj se mos e ka marrë i njëjti person. Ai quhet Redi. Nuk ka marrë asgjë personale. Esmeralda do rrinte 20 ditë tek unë, por për shkak të konfliktit me burrin u larguan. Nuk kanë bërë celebrim. Me dhëndrin flas për vajzën e vogël. Kemi bërë denoncim edhe në policinë e Pogradecit dhe në atë të Maqedonisë së Veriut. Telefonin e vajzës e ka bashkëshorti”, tha nëna për ‘Pa Gjurmë’.

22-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci u martua 5 vite më parë me shtetasin maqedonas Ismail Isnov, por pa bërë celebrim. Çifti jetonte në qytetin e Strumnicës dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ata ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi në familjen e prindërve të Esmeraldës. Por për arsye xhelozie Ismaili vendos që të martën e datës 13 korrik, të ktheheshin në Maqedoninë e Veriut.

“Do i thosha vajzës të kthehet sa më shpejt, për hir të atyre fëmijëve sepse dhe unë e kam të pamundur të kujdesem”, vijoj nëna./m.j

Next Post
Porti i Brindisit/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë e pastër, droga u kap te një kamion që vinte nga Shqipëria?!

Porti i Brindisit/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë e pastër, droga u kap te një kamion që vinte nga Shqipëria?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com