• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush përfiton më shumë nga “Open Ballkan”? Analisti: Mundësi shumë e mirë bashkëpunimi ekonomik për rajonin

by Java News
08/06/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar samitin e “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Ohër.

Xhezairi tha se në të gjitha ato që u deklaruan nga ana e liderëve të rajonit por dhe nga përfaqësuesit e SHBA, “Open Ballkan” është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim ekonomik mes vende.

I pyetur për mungesën e Kosovës, Xhezairi tha se më parë Kosova duhet të njihet si e barabartë nga Serbia.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Si po përcillet në Maqedoninë e Veriut samiti i “Open Ballkan”?

Xhezairi: Në raport me Shqipërinë dhe Kosovën, shumë shumë më pak. Këtu ç’është e vërteta në marrëdhëniet mes forcave politike, kur bëhet fjalë për forcat politike shqiptare ndjehen tone disonante por shumë më të matura. Në përgjithësi kjo nismë shihet me optimizëm. Jo më larg se sot unë pyeta Ramën se çfarë vendi zë “Korridori i 8-të” në “Ballkanin e Hapur”, ai më tha se falë “Open Ballkan” ëhstë ringjalkur kjo ide, prandaj edhe Shkupi zyrtar është i gatshmë për të çuar përpara këtë projekt rtajonal.

Xhokaxhi: Ka një debat sepse brenda kësaj nisme është Serbie, mbetet problemi i Kosovës. Por kush përfiton më shumë nga kjo nismë?

Xhezairi: Varet nga potenciali i vendeve të tjera veç Serbisë, se sa mund të përftojnë nga ky projekt. Nëse keni vërejtur sot edhe Escobar bëri thirrje në mbështetje të kësaj nisme, por tha se duhet të jenë të gjitha vendet e rajonit me status të barabartë. Abazoviç hodhi më shumë dritë për reagimin negativ të Kosovës, për shkak se ai la të kuptohet se Kosova do të duhej të ketë status të barabartë. Abazoviç tha se të gjithë duhet të jenë me emër dhe mbiemër që Kosova të përfaqësohet në këtë nismë.

Xhokaxhi: Sa Kosova realisht mund ta marrë seriozisht këtë lloj oferte, kur Vuçiç nuk është shprehur për një gjë të tillë. Madje Vuçiç para pak kohësh foli se ai do të bëj një luftë të fortë për territorin e Serbisë, p[përfshirë Kosovën dhe Metohinë?

Xhezairi: Unë kam kaluar 11 vite në Beograd, në ato vite të tmerrshme, dhe diskursi politik serb që atëherë e deri tani nuk ka ndryshuar fare, edhe pse mund të dëgjohen zëra edhe në Beograd se Kosova dhe Metohia, është se Kosova është një realitet. Unë pres që pas fitores së Vuçiç për mandatin e radhës si president, do të mund të shkohet drejt asaj që quhet zgjidhje e kompromiseve, por edhe pala Kosovare duhet të jetë e përgatitur për këto zgjidhje. Ata do të duhet të ulen në tavolinë dhe se çfarë do të prodhojë ky raund i ri i negociata duhet6 të presim. Pala kosovare e ka izoluar praninë e Serbisë në Kosovë, por Serbia për shkak të përmasave që ka është e pranishme edhe në vende e tjera të tregjeve të rajonit.

Xhokaxhi: A duhet të besojmë se mesazhi i Escobra, prania e ambasadorit Hill, janë mbështetje apo vëzhgim?

Xhezairi: Unë mendoj se pavarësisht nga cila palë që e shokon, por e gjitha shkon më shumë se ajo është mbështetje.

Xhokaxhi: Dritan Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, ishte pjesë e këtij samiti, por tha se ishte në rolin e vëzhguesit?

Xhezairi: Abazoviç e ka sqaruar praninë e tij në rolin e vëzhguesit, të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri i Bosnjës, duke lënë të kuptohet se është në cilësinë e vëzhguesit.

Next Post
‘I tha mësueses natën dhe e qëlloi në kokë, më pas disa nga shokët e mi’/ I shpëtoi masakrës në shkollë duke u lyer me gjak, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares

'I tha mësueses natën dhe e qëlloi në kokë, më pas disa nga shokët e mi'/ I shpëtoi masakrës në shkollë duke u lyer me gjak, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In