• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela: Do ta ankimoj!

by E S
13/05/2026 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekja Mereme Sela ka reaguar ekskluzivisht për “Studio Live” në Report TV për refuzimin e padisë së saj nga Gjykata e Tiranës për mohimin e kandidimit në garën e PD për kryetar.

Mjekja nga Fushë-Kruja shkruan se nuk është thirrur në gjykatë a ndonjë institucion tjetër lidhur me padinë dhe sapo kjo të ndodhë, do të informojë menjëherë. Sela nënvizon se do t’u shkojë gjërave deri në fund.

“Mua nuk më ka thirrur akoma asnjë në gjykatë. As nuk më ka lajmëruar asnjë institucion drejtësie apo politik në Shqipëri në lidhje me padinë e ngritur nga ana ime. Në momentin që unë do të thirrem apo do të lajmërohem për seancë apo dhomë këshillimi siç e thotë ligji, do ju bëj me dije. Unë do i shkoj gjërave deri në fund, të bardhës i them e bardhë, e të zezës e zezë”, ka thënë Sela.

Vladimir Mulaj, një tjetër kandidat që shprehu aspiratën për garën për kryetar, por gjithashtu u përjashtua prej saj, tha:

“Për këtë padi nuk kam dijeni, nuk kam informacion, nuk e di”, u shpreh ai.

Mereme Sela çoi në gjykatë zgjedhjet në PD, pasi ajo pretendonte se është lënë pa të drejtë jashtë garës së 23 majit. Kandidimi iu refuzua edhe Ervin Salianjit, Alesia Balliut e Evi Kokalarit, të cilët deri më tani nuk kanë bërë asnjë ankimim, duke lënë të vetëm në garë Sali Berishën.

Sipas padisë së Selës, tashmë të papranuar, ajo akuzonte Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Sela thoshte se përjashtimi u bë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.”

Ajo kërkonte pezullimin e procesit të zgjedhjeve të 23 majit e më tej pranimin e kandidaturës së saj.

Next Post
Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

Comments 2

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Ju akoma nuke e kuptoni,se gjykatat,e cdo istitucion funksionon,mbi bazen e marrveshjes,te dy ortakve,monstra e vicidolit e k/hajdutit.Porosite e urdherat e tyre,ska guxim askush,ti kundershtoje,ase gjykatat e asnji istitucion tjeter.

    Reply
  2. Bruno says:
    5 months ago

    Ku do ankimosh,ne Straszbug,nga gjykatat shqiptare,te njejten pergjigje do marresh,do te kthejne mbrapesht cdo padi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com