• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë 28 firmëtarët e Arta Markut

by A R
19/12/2017 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraditen e djeshme, 28 deputetë të PS hodhën firmat, duke dhënë pëlqimin për zgjedhjen në krye të organit të akuzës, Arta Markun.

Mes deputetëve propozues janë Taulant Balla, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Edmond Leka, Bashkim Fino, Sadri Abazi, Sadi Vorpsi, Pjerin Ndreu, Adelina Rista, Ismet Beqiraj, Flamur Golemi, Anduel Xhindi, Almira Xhembulla, Edlira Bode, Vilma Bello, Ilir Pendavini, Ilir Xhakolli, Besnik Baraj, Bledar Çuçi, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Ilir Ndraxhi etj. Shqiptarja.com ka zbardhur edhe arsyetimin e 28 deputetëve për dhënien e pëlqimit të tyre. Ata thonë se e mbështetën zonjën Marku për zbatimin e reformës në drejtësi, përmbushjen e kushteve për integrimin në BE dhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ne, një grup prej 28 deputetësh, duke vlerësuar rendësin vitale të zbatimit të Kushtetutës, me qëllim fillimin e zbatimit e vënies në jetë të reformës në sistemin e drejtësisë për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, si kriter kryesor për anëtarësim të Shqipërisë në BE; Duke qenë të gatshëm për të dhënë mbështetjen tonë të plotë për vijimin e procedurave për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si organi i vetëm kushtetues që do të zhvilloje një proces të plotë dhe tërësor për verifikimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave që do t’i paraqiten Kuvendit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar … i paraqesim Kuvendit për miratim kandidaturën e znj. Arta Ndrec Marku”, thuhet në arsyetimin e deputetëve.

PS i mungojnë pesë vota
Gjatë seancës së djeshme, Partisë Socialiste i munguan pesë vota. 69 deputetë votuan pro, dy kundra dhe dy abstenim për kandidaturën e zonjës Arta Marku për kryeprokurore e përkohshme. Partia Socialiste ka 74 deputetë.

Pesë ligjvënës së Partisë Socialiste nuk kanë votuar për Arta Markun, disa në pamundësi për të votuar, disa kanë votuar kundër linjës së partisë ose kanë abstenuar dhe të paktën një deputet nuk ka marrë pjesë në seancë.

Nga grupi parlamentar socialist ka munguar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërsa nga PDIU morën pjesë dy deputetë, Reme Lala dhe Aqif Rakipi, por për ata nuk dihet si kanë votuar. Kujtojmë që PDIU paralajmëroi pak ditë më parë se do votonte kundër Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Musa Ulqini: Monika më mori kartën
Njëri nga pesë deputetët, Musa Ulqini, sqaroi për Report Tv se nuk kishte mundur që të votonte. Ulqini pranoi se ishte njëri prej 5 deputetëve të PS që nuk votoi, ndërsa sqaroi për Report Tv se ishte në pamundësi për të votuar, pasi nuk kishte kartën.

Ai ka theksuar se kartën e tij të votimit ja ka marrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. “Jam një nga ata që nuk votuan. Isha në pamundësi për të votuar, nuk kisha kartën. Kryemadhi më mori kartën të parit. Nuk votova sepse karta ime u hodh larg nga Kryemadhi”, tha Ulqini./Shqiptarja

Next Post
Pamje të rënda, 26-vjeçari masakrohet në burg në Francë, të afërmit: Duan t’i heqin aparaturat, është i vdekur

Pamje të rënda, 26-vjeçari masakrohet në burg në Francë, të afërmit: Duan t'i heqin aparaturat, është i vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In