• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

by A R
07/04/2026 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Burimeve Njerëzore të grupit BALFIN, Elvin Nosi, tregon qasjen karshi një brezi të ri profesionistësh.

Shumë të rinj sot ëndërrojnë startup-et ose punën remote për kompani të huaja. Pse një i ri i Gen-Z duhet të zgjedhë një grup si BALFIN? Cili është ai ‘vibe’ që ju bën unikë në treg?

Grupi BALFIN që në fillesat e tij e ka mbështetur suksesin tek të rinjtë. Vetë Presidenti i Grupit, Samir Mane, e ka ndërtuar BALFIN duke afruar të rinj që kishin ambicien e duhur për të mësuar e për t’u rritur profesionalisht.

Shpesh kur flas me të rinj, më thonë: “Dua diçka dinamike, jo një korporatë klasike.” Dhe unë u them: BALFIN është ndoshta “startup-i” më i madh që mund të gjesh në këtë rajon.

Iliri nisi para 10 vitesh si specialist në degën tonë të NEPTUN në Lushnje dhe sot është menaxher në një nga degët e NEPTUN në Kosovë.  Eksperienca ndërkombëtare erdhi tek ai, jo anasjelltas.

Këtu mendoj se ne ofrojmë diçka më shumë nga grupet e tjera. Tek BALFIN të rinjtë gjejnë sigurinë e një grupi të konsoliduar, por edhe adrenalinën e projekteve dhe tregjeve të reja çdo vit. Në BALFIN Group i bashkohesh një rrjeti me shumë kompani që tashmë është i pranishëm në 12 shtete dhe që lëviz vazhdimisht. Dhe kjo për Gen-Z ka vlerë të veçantë: nuk ndihet kurrë i “ngrirë në një vend”.

Gen-Z njihet për padurimin (në kuptimin e mirë) për të lëvizur përpara. A ekziston një ‘fast-track’ brenda grupit për ata që digjen nga dëshira për të treguar veten, apo duhet të presin vite për një ngritje në detyrë?

Do të jem i drejtpërdrejtë: në BALFIN nuk besojmë tek ideja “prit radhën”. Aktualisht mbi 50 kolegë nën 30 vjeç drejtojnë funksione apo projekte kyçe. Nuk është slogan, ka ndodhur natyrshëm. Dikush hyn si specialist, merr përgjegjësi përtej rolit, tregon iniciativë, jep rezultate dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër e shikon veten në drejtim të ekipit. E kam parë këtë model të përsëritet shumë herë.

Çfarë e bën diferencën? Jo vitet, por sa shpejt mëson, sa përgjegjësi merr dhe sa rezultate ofron. “Fast-track” ekziston por nuk është një program, është një kulturë e vërtetë meritokracie.

Një nga frikërat më të mëdha të të rinjve është të mbeten ‘të bllokuar’ në një pozicion. Si funksionon lëvizshmëria brenda BALFIN? A mund të filloj në Tiranë në marketing dhe pas dy vitesh të punoj në Vjenë ose Shkup në një sektor tjetër?

Karriera në kompanitë e Grupit BALFIN nuk është lineare, dhe kjo nuk është retorikë. Shumë të rinjë e kanë nisur në sektorin e tregtisë me pakicë (retail) dhe sot janë pjesë e projekteve në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme (real estate). Të tjerë që kanë lëvizur nga një vend në tjetrin për të mbështetur investime të reja të grupit.

Të rinjtë e shohin Grupin si platformë karriere, jo si një kompani të vetme. Kjo do të thotë që një i ri nuk është i kufizuar as nga qyteti, as nga sektori. Mund të fillosh në Tiranë në IT dhe të vazhdosh në Prishtine, Shkup apo Vjenë në një funksion krejtësisht tjetër, nëse ke dëshirë dhe rezultate.

Për Gen-Z kjo është thelbësore. Ata duan eksperienca të vërteta, jo vetëm tituj që ndryshojnë në letër.

Shpesh korporatat e mëdha shihen si ‘makina’ ku zëri i një junior-i humbet. Si e trajton BALFIN një ide ‘out of the box’ që vjen nga një praktikant apo një punonjës i ri?

Mundohemi të ruajmë një parim të thjeshtë: ideja e mirë mund të vijë nga kudo dhe kushdo. Kemi pasur raste shumë konkrete ku ide të propozuara nga të punësuar të rinj janë marrë seriozisht dhe janë zhvilluar më tej.

Nëpërmjet mekanizmave si platforma Speak-Up apo BALFIN Innovation Summit, punonjës të rinj kanë sugjeruar përmirësime operative që janë implementuar konkretisht. Por mbi mekanizmat formalë, ajo që ka rëndësi është kultura. Drejtues që dëgjojnë, hapësirë për të folur, dhe mungesë e frikës për të propozuar.

Gjithmonë them se: nëse një praktikant apo i sapopunësuar ka një ide më të mirë se unë, problemi nuk është se ai apo ajo është “junior”, problemi do të ishte nëse ne nuk do ta dëgjonim.

Të jemi të sinqertë: CV-të standarde po vdesin. Çfarë e bën një menaxher të burimeve njerëzore në kompanitë e Grupit BALFIN të thotë ‘WOW” kur sheh aplikimin e një 20-25 vjeçari që mbase nuk ka 10 vite eksperiencë?

Shpesh CV-të janë shumë të ngjashme, sidomos në moshat e reja. Më ka ndodhur të shoh kandidatë që nuk kishin shumë eksperiencë, por kishin bërë një projekt personal, një iniciativë vullnetare apo kishin ndjekur kurse online me seriozitet. Dhe kjo të tregon shumë më tepër sesa një listë rolesh.

Një projekt personal, një iniciativë vullnetare, kurse të ndjekura me seriozitet — këto tregojnë më shumë sesa tre vite eksperiencë rutinore. Sepse tregojnë karakter, jo vetëm CV.

Ajo që kërkojmë është dikush me energji dhe dëshirë, dikush që nuk pret mundësitë t’i vijnë por i krijon. Dhe mbi të gjitha, dikush që pyet “pse?” dhe “si mund ta bëjmë më mirë?” sepse ata janë njerëzit që rriten më shpejt në BALFIN.

Next Post

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

April 18, 2026
Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

April 18, 2026
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

April 18, 2026
“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

April 18, 2026
Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

April 18, 2026
Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

April 18, 2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

April 18, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

April 18, 2026
Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

April 18, 2026
Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In