• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

by A R
07/04/2026 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se “flitet lart e poshtë” se janë ndalur negociatat e vendit tonë me BE, duke theksuar se kjo është plotësisht e pavërtetë.

“Fitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi sipas agjendës së përcaktuar, prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur pyetjet e vendeve anëtare. Pas diskutimeve do vijë dhe vendimmarrja”, u shpreh Rama.

Rama këtë deklaratë e bëri teksa ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Për këtë të fundit ai tha se është një dritare e re për të gjithë ata që kërkojnë një mundësi të re, duke iu krijuar mundësia që tashmë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.

“Sot hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicie për të punuar në sektorin publik. Nga ana tjetër i krijohet mundësia që kujtdo që dëshiron të kontribuojë në sektorin publik, të ndjekë në dinamikë sesi shkon një proces që ai/ajo është i interesuar. 

Ky hap krijon më shumë transparencë, ndërvepron mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe ndaj ofron këtë mundësi për të rekrutuar më të mirët, dhe përfshinë gjithë sistemin publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara.

Administrata publike ka prodhuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. 

Ndërkohë që perceptimi ka qenë goxha i rënduar, paragjykime që patjetër që kanë marrë shkas nga sjellje dhe veprime që ndonjëherë janë ekspozuar edhe publikisht në gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë ajo pjesë dërrmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, që shkojnë përditë në punë për t’i shërbyer shteti, ka përballuar një provim të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet në gjithë procesin e derikëtushëm të negociatave”, tha Rama.

Next Post
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

A fitojmë nga koncerti i Kanye West?

July 11, 2026
31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

July 11, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Kush po e paguan faturën e pensionistëve në Shqipëri?

July 11, 2026
Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

July 11, 2026
Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

July 11, 2026
Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

July 11, 2026
Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 11, 2026
Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

July 11, 2026
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In