• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pamje të rënda, 26-vjeçari masakrohet në burg në Francë, të afërmit: Duan t’i heqin aparaturat, është i vdekur

by A R
19/12/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës kur 23-vjeçar nga Shkodra, i cili prej dy vitesh ndodhej për azil, është dhunuar brenda ambienteve të burgut dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital në gjendje kome.

Bëhet fjalë për shtetasin Florenc Beqiraj për të cilin mjekët thuajse nuk kanë dhë asnjë shpresë për mbijetesë.

Beqiraj kishte rreth dy javë që ndodhej në burg pasi ishte kapur duke punuar pa letra.

Autoritetet franceze thonë se 23-vjeçari ka tentuar të vetëvritet në burg, por tjetër gjë pretendojnë familjarët e tij, të cilët thonë se Florencin kanë tentuar ta vrasin dhe policia atje nuk ka bërë asgjë për ta shpëtuar.

Nga dëshmitë e të afërmve por edhe nga fotot e bëra publike i riu është mbytur nga një tel, që ka lënë shenjë në qafën e tij.

Sipas kushëririt të tij policia atje nuk jep asnjë shpjegim, dhe nga ana tjetër mjekët nuk kanë dhënë asnjë shpresë për të, duke kërkuar që ti shkëpusin aparaturat.

Izo Hasani, djali i tezes së Florencit, në një prononcim për gazetën “Shekulli”, tregon se kush ishte i riu dhe çfarë ndodhi me të.

Sipas Hasanit, Florenci ka dy vite që ndodhet në Francë ku dhe ka kërkuar azil, ndërsa mësohet se kjo kërkesë nuk i është pranuar.

Më tej ai rrëfen se kushëriri i tij ka qenë  në punë si shitës rrobash, sipas tij, ai ka punuar si të gjithë azilantët e tjerë aty, në të zezë. Por polica e ka kapur duke punuar dhe e kanë mbajtur  2 javë brenda.

Gjatë kësaj kohe, sipas djalit të tezes, i riu i ka thënë policëve që aty duan ta vrasin, por askush nuk ka marrë masa.

“I ka thënë policëve që mua do më vrasin këtu. Gjithashtu ka marr pronarin e vetë në telefon  dhe i ka kërkuar ndihmë, ai nuk ia ka varur dhe pas 2 ditëve, i ka ndodhur kjo punë.”- tha Izo Hasani.

Më tej, Hasani tregon se për në Francë është nisur edhe babai i djalit, por atë e kanë kthyer, ndërsa në spital me të janë dy shokët e tij dhe vajza e hallës.

Kjo e fundit ka bërë denoncimin në media për ngjarjen e ndodhur. Të afërmit e djalit kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet dhe të dalin fajtorët, pasi sipas tyre 23-vjeçari nuk kishte asnjë arsye pse duhet të kryente vetëvrasje.

Ndërsa në trupin e tij ka shenja gërvishtjeje, që tregon që midis tij dhe dikujt tjetër ka pasur një dyluftim.

Izo Hasani rrëfen se ai ishte një njëri shumë i qetë dhe se në Francë ka shkuar për një jetë më të mirë. Sipas tij ai nuk ishte një i dënuar, por thjesht po priste datën kur do të kthehej në Shqipëri dhe kjo nuk është arsye për vetëvrasje. “Ne duam të drejtën e djalit tonë dhe të dimë si ka ndodhur kjo punë, ju lutem ta bëni tragjike këtë punë, sepse këta këtu nuk na japin asnjë shpjegim, ne duam vetëm  të drejtën e tij, ju lutem.”-tha djali i tezes së 23-vjeçarit, Izo Hasani.

Next Post
Mbërrin i ftohti me temperatura ekstreme

Mbërrin i ftohti me temperatura ekstreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

August 11, 2026
Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

August 11, 2026
“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com