• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

by A R
07/04/2026 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediet sot në 7 prill, foli sërish për çmimin e rritur të naftës.

Ai tha se duhet që urgjentisht të përgjysmohen taksat mbi karburantet.

“Në këtë kuadër, është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e vendeve përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 përqind më i ulët se sa në Shqipëri.

Çdo manovër tjetër është absolutisht inefikase dhe është totalisht në favor të arkës së qeverisë.

Gjer sot qeveria nuk ka asnjë ulje sepse ka vendosur nivelin 220, por problemi është se nga rritja e çmimit të naftës nga 170 në 220, qeveria akumulon rreth 80 milionë euro në vit.

Asnjë qindarkë e tyre nuk është shpërndarë as për pensionistët, as për qytetarët.

Kështu që krahas përgjysmimit të nivelit të taksimit të litrit të naftës, e domosdoshme kjo, nuk ka një vend në botë, nuk ekziston asnjë vend tjetër në botë që të ketë taksuar litrin e naftës 60 përqind të çmimit me të cilin shitet.

Ky është niveli më i lartë në botë i taksave për litrin e naftës.

Prandaj ulja me urgjencë e kësaj barre fiskale është e domosdoshme për të parandaluar sadopak, për të amortizuar sadopak pasojat shumë të rënda të efekteve të rritjes së çmimit të naftës”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se Rama mashtroi pensionistët me bonuset. Kryedemokrati vlerësoi se rritja stratosferike e çmimeve ka prekur rëndë këtë shtresë.

“Sot, dua të denoncoj qëndrimin cinik të pashpirt të qeverisë, Edi Ramës ndaj shtresës më vulnerabël, më të dëmtueshme që është shtresa e pensionistëve shqiptarë.

Rritja stratosferike e çmimeve, e ndikuar thellësisht nga kriza energjetike, ka goditur dhe godet çdo ditë e më shumë këtë shtresë të mashtruar, të injoruar në shkallë ekstreme nga qeveria.

Së pari dua të theksoj se skema e bonusit, e përdorur në zgjedhjet e 11 majit, pas zgjedhjeve faktohet një mashtrim i vërtetë.

Kanë kaluar kaq muaj dhe pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në Bankën e Shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025.

Sipas vendimeve të qeverisë dhe premtimeve, ato do u disbursoheshin si bonus pensionistëve.

Asnjë qindarkë nga ky fond gjer sot nuk është disbursuar, çka do të thotë se ai po përdoret nga qeveria për qëllime të tjera dhe po ruhet që t’u jepet në fund të vitit.

Pra, nuk po u mundësohet pensionistëve me çmimet stratosferike që rriten nga java në javë, nga muaji në muaj.

Së dyti, skema e bonusit është mashtrim pasi në këtë skemë mbi 45 përqind e pensionistëve nuk marrin asgjë, ose marrin thërrime, marrin dy kile domate apo tre kile tranguj”, deklaroi Berisha.

Në fund, Berisha ftoi qytetarët që të dalin në protestë në 17 prill, teksa tha se kjo datë do të shënojë tubimin më të fuqishëm që është mbajtur ndonjëherë, kundër mazhorancës socialiste, të cilën e quajti ‘regjim’.

Next Post
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama 'rrëzon' akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

September 2, 2026
Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

September 2, 2026
“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

September 2, 2026
Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

September 2, 2026
U vra me thikë në mes të “Times Square” nga një grua, kjo është zv/presidentja e Bankës së Amerikës!

U vra me thikë në mes të “Times Square” nga një grua, kjo është zv/presidentja e Bankës së Amerikës!

September 2, 2026
Juventusi në telashe të reja, Spaleti sheh makthe, pas Yildiz dëmtohet rëndë edhe Thuram!

Juventusi në telashe të reja, Spaleti sheh makthe, pas Yildiz dëmtohet rëndë edhe Thuram!

September 2, 2026
Rëndohet situata me zjarret në Ulëz, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit! Flakët u afrohen shtëpive, era i favorizon

Rëndohet situata në Mat, zjarri në Ulëz del jashtë kontrollit! Flakët përparojnë me shpejtësi, evakuohen disa familje

September 2, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

“Provokim dhe inskenim”- Tensionet Moskë-Berlin, Putin reagon dhe mohon sulmin hibrid: Akuza të pavërteta, ne duam fundin e luftës

September 2, 2026
Tragjedi rrugore në Egjipt, 16 të vdekur dhe 28 të plagosur pas aksidentit me autobus pranë zonës turistike!

Tragjedi rrugore në Egjipt, 16 të vdekur dhe 28 të plagosur pas aksidentit me autobus pranë zonës turistike!

September 2, 2026
VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com