• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kush fiton mbi 2 mln në vit dhe të dypunësuarit/ Afati për deklarimin e të ardhurave skadon më 30 prill

by Java News
10/04/2023 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 74 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën e tatimit mbi të ardhurat për vitin 2022. Afati i fundit për plotësimin e saj është 30 prilli.

Sipas të dhënave të Tatimeve, rreth 16.7 mijë janë tatimpagues me të ardhura mbi 2 milionë lekë që kanë detyrimin e pagesës së tatimit mbi të ardhurat.  Ndërsa pjesa tjetër mbi 57.2 mijë janë të dypunësuar, kategori që u përfshi në këtë skemë që prej vitit 2020.  

Referuar të dhënave zyrtare, nga Tatimi mbi Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, Administrata Tatimore arkëtoi vitin e kaluar rreth 9.2 milionë euro, 4.3% më shumë se në vitin 2021.   

Të ardhurat nga ky zë kanë njohur rritje, ndikuar edhe nga përfshirja në këtë skemë taksimi e individëve të punësuar në më shumë se një punëdhënës për të tretin vit radhazi.

Për pasaktësi në deklarimin e të ardhurave, informacione të gabuara apo mosplotësim në afat të deklaratës vjetore, Tatimet parashikojnë gjobë që aktualisht llogaritet në 5 mijë lekë.

Por, me draftin e ri të Tatimit mbi të Ardhurat, parashikohet që gjoba të ulet në 3 mijë lekë. Projektligji ka marrë miratimin nga Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe pritet t’i kalojë së shpejti Parlamentit për votim.

Vitin e kaluar, detyrimin për deklarimin e të ardhurave personale e kishin mbi 82 mijë individë në të gjithë vendin, ndërsa të ardhurat e grumbulluara nga ky zë rezultuan në 8.3 milionë euro.  

/s.f

Next Post
Veliaj: Landfilli i Sharrës është kthyer në një hapësirë të gjelbër; Berisha dhe Meta donin ta jepnin shërbimin me 37 euro për ton

Veliaj: Landfilli i Sharrës është kthyer në një hapësirë të gjelbër; Berisha dhe Meta donin ta jepnin shërbimin me 37 euro për ton

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Duke u nisur nga fakti që, duke filluar nga KM-Edi Rama, ministra e tatëpjetë, nuk flasin me terma të saktë, në lidhje me LEKUN.
    Qysh në vitin 1966, është kryer ndryshimi i Lekut, dhe përseri edhe në ditët e sotme, vazhdon i njëjti koncep verbal.
    Tjetër shkruhet, e tjetër lexohet.
    Thuhet lek i ri, dhe lek i vjetër.
    Leku është NJË, dhe nuk ka pse të cilesohet i ri apo i vjetër.
    Prandaj, lutemi këtë dymilion, na e saktesoni, me të rejat, apo me të vjetrat, mbasi nuk dihet kultura e gazetarit që ka shkuajtur këtë shkrim.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In