• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Landfilli i Sharrës është kthyer në një hapësirë të gjelbër; Berisha dhe Meta donin ta jepnin shërbimin me 37 euro për ton

by Java News
10/04/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të arritjeve 5 vjeçare, si dhe planit strategjik të pastrimit të qytetit, shprehu mirënjohjen e tij për gjithë ekipin e pastrimit të Tiranës që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë kryeqytetin më të pastër. Ai foli edhe për landfillin e Sharrës, për të cilin tha se dikur ishte hapësirë e degraduar, që i ngjante një hani pa porta, ndërsa tani është shndërruar në një hapësirë të gjelbër.

“Disa prej jush që keni jetuar në Tiranë, e mbani mend si ishte landfilli i Sharrës: një hapësirë e shpartalluar, si një han pa porta, një vend ku – mjafton të shohësh fotot – mund të futej kushdo, nga të gjitha drejtimet. Secili kishte një hesap të vetin, secili kishte thesin e tij, secili kishte një mini-biznes të vetin. Kush e ka shtëpinë në Kombinat, por sidomos kush e ka shtëpinë në zonën e Astirit dhe rreth asaj periferie të Tiranës, nga Selita deri në Sharrë, e mandej në Vaqarr, në Lalm, e mban mend atë renë e verdhë veshtullore, që varej nëpër Tiranë, e cila nisej nga Sharra e pastaj në varësi të erës, shkonte e helmonte gjithë Tiranën. Sot e kemi harruar atë renë kancerogjene, për shkak të së cilës nuk e shihje dot qiellin blu në Tiranë. Sot mund të shohësh qiellin blu dhe mund të themi me plot gojën, se në Sharrë ai sistem ndotës, djegës, helmues dhe kancerogjen për qytetin, është një përrallë nga e kaluara. Duke filluar nga Sharra dhe kudo tjetër, Tirana është disa herë më e pastër”, tha kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kishin Tiranën dhe e lanë atë të mbytur në borxhe. “Nëse një projekt ka një problem, atëherë duhet të merremi me problemin, jo të anulojmë gjithë projektin. Fjala vjen: Në qoftë se një punonjës këtu bën një gabim, ushtron dhunë, atëherë duhet të trajtojmë atë person, që ka bërë këtë gabim. Ne nuk mund të themi do mbyllet gjithë Eco Tirana sepse një nga shoferët kishte konsumuar alkool. Ti trajton atë problem, ti nuk shkrin gjithë kompaninë. E njëjta gjë vlen edhe për landfillin e Sharrës. Kush ka bërë gabime, le të mbajë përgjegjësi, por nuk do të thotë se do të ndalojmë së pastruari Tiranën, së grumbulluari plehrat e Tiranës dhe do ndalojmë projektin tonë për një Tiranë xixë, sepse dikush ka bërë një gabim. Kush ka bërë gabim, të mbajë përgjegjësi, por Tirana do pastrohet dhe plehrat do depozitohen. Kur kam ardhur në Bashkinë e Tiranës, përveç se gjeta faturën 60 % me borxhe, gjeta edhe një propozim të atyre që sot kundërshtojnë Bashkinë e Tiranës dhe thonë: ‘Na jepni edhe një shans tjetër’. Ne Ilirit dhe Saliut ia dhamë një shans, nga 2011 deri në 2015. Përveç se na e lanë faturën me 60% borxhe, na lanë edhe një propozim që plehrat në Sharrë të menaxhoheshin me 37 euro për ton. Sot plehrat, Bashkia e Tiranës, me një kontratë shërbimi, jo investimi, i mbledh në gjithë territorin e Tiranës, i çon deri tek trau në Sharrë. Aty peshohen dhe këtë shërbim e bëjmë me 29 euro për ton, jo me 37”, sqaroi Veliaj.

Next Post
“Mes gruas dhe dashnores”/ Policja e Elbasanit “provokon” sërish: Ti je e lindur për të qenë dëshira e një burri

“Mes gruas dhe dashnores”/ Policja e Elbasanit "provokon" sërish: Ti je e lindur për të qenë dëshira e një burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In