• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e pengoi Komisionin “Tahiri”?

by Mero Baze
05/09/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka shfaqur sot dëshpërimin e saj që afati I Komisionit parlamentar “Tahiri” përfundoi pa zhvilluar asnjë seancë. Pesë muaj më parë, më 4 Prill Partia Demokratike mori drejtimin e Komisionit Tahiri “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. SAIMIR TAHIRI, ish-min. Brendshem”

Biles PD shpalli që pranvera e këtij viti, do të ishte beteja kundër Tahirit dhe Xhafës dhe se ato do të dominon si dy kauza të mëdha të saj.

Por çfarë ndodhi në të vërtet dh ekush I dështoi këto kauza?

Në fillim mjaftoi një kafe e kundërshtarëve të Bashës në Korçë, që Basha ta harronte Komisionin Tahiri dhe ti kthehej urgjent problemeve në Parti duke thirrur Këshillin Kombëtar, duke kërkuar një statut të ri ku garanton veten për tu zgjedhur përjetësiht dhe ku eleminon kundërshtarët.

Gjatë muajit prill PD harxhoi ndjeshëm energji për tu marr me demokratin nga Kukësi që ja plasi në fytyrë në  Këshill Kombëtar gjithë pazaret e PD, biles dhe për protestën e Kukësit. Basha premtoi zgjedhje të reja në parti dhe brenda Korrikut do të zgjidheshin gjithë kryetarët.

Pas pes muajsh e vetmja gjë që ka bërë PD është që ka sharë Majlinda Bregun pse është përzgjedhur të drejtoj një institucion të BE në rajon, dhe të ndërsej Myslymin kundër ambasadorëve, gazetarëve dhe kritikëve në PD. As zgjedhje nuk bëri, as kryetar nuk zgjodhi, as detyrat e Kuvendit si përfundoi.

Ndërkohë që kishte premtuar betejë për Komisonin Tahiri, Salianjit I duhej të merrej me Babalen, ta instruktonte si të regjistronte njeriun e tij sikur ishte vëllai I Fatmir Xhafaj, ti premtonte para dhe pastaj ta nxirrte si hero. Kështu që Prilli iku nën atmsoferën e Babales, I cili arriti të ik deri në Kosovë, ku sipas njeriut të tij, ka marr 70 mijë euro dhe sipas të tjerëve, 20 mijë ndërkohë që premtimi ka qenë 200 mijë. Tani të presim të vërtetën nga prokuria se nga Lulzim Basha patëm dhuratë vetëm spektaklin.

Me Komsionin “Tahiri” nuk u muar njeri.

Pastaj vazhdoi beteja kundër negociatave. Lulzim Basha harxhoi energji pa fund me dy tri deputetë aleat gjerman ta vështirësonte një “Po” të qartë për Shqipërinë për negociatat. Megjithatë Komisioni e dha dhe ja delegoi parlamentit ratifikimin e vendimit në vazhdim.

Për ndonjë muaj u duartrokit Krichbaun që u bë zëdhënësi I tyre në Gjermani kundër negociatave.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Ndërkohë që koha kalonte, Lulzim Basha I informuar nga një oficer I SHISH për një aksion të policisë shqiptare, nxitoi ta dekonspiroj atë. Bëhej fjalë për një makinë Toyota “Yaris”, e cila kishte miliona euro të zeza të një rrjeti trafikantësh në Shqipëri. Njeriu  që priste makinën Toyota “Yaris” bashkë me vëllain e tij që janë në kërkim janë bashë njerëzit që kanë mbajtur në këmbë çadrën e Partisë Demokratike vitin që shkoi, me lidhje të forta personale me Lulzim Bashën. Prokuria po heton nëse dekosnprimi I Bashës ishte për tu larguar trafikantët që ishin shok zyre të tij, apo për të devijuar rrugën ngaqë ishin duke ardhur nga Porti I Ankonës dhe shkuan në Bari.

Bllofi I Bashës për të akuzuar Taulant Ballën u shfry për 24 orë dhe Lulzim Bashës, në vend të akuzuesit, I duhet të mbrohet tani nga akuza zyrtare që mund të ketë për lidhjen me njerëzit e Toyotës “Yaris”.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri prej tij.

Ndërkohë në SHBA, revista prestigjoze “Mother Jones” botoi një hetim të plotë që lidh Lulzim Bashën me financimet ruse në SHBA dhe me një transfertë prej 500 mijë dollarësh paguar nga dy biznesmenë rus në emër të tij. Hetimet mund ta çojnë Bashën para drejtësisë shqiptare për pastrim paresh dhe shkelje të ligjit shqiptar për financimin e partive, ndërkohë që lobistin e tij në SHBA e ka marr tashmë në dorë drejtësia amerikane.

Komisioni “Tahiri” u harrua përsëri.

Dhe ndërkohë për të harruar skandalin e financimeve ruse, Basha pa një ditë në oborrin e Teatrit disa aktorë që po ankoheshin pse po I zhvendosnin nga zyrat e tyre dhe e gjeti kauzën e re. Ju bashkua atyre. Prej Korrikut ai u angzua përditë një here pro aktorëve, pastaj kudnër tyre, pastaj e ktheu sheshin e teatrit në çadër për të promovuar aktorët e partisë së tij.

Komisioni Hetimor “Tahiri” u harrua.

Tani erdhi Shtatori dhe Komisionit I mbaroi afati. Lulzim Basha befas u kujtua, se nuk është marrë me të por me veten. Nuk ka faj. Ka pesë muaj që shpik kauza të cilat I dështojnë, pastaj shpik kauzë tjetër, për të mbuluar dështimet dhe nuk ja del dot.

Tani kërkon kohë përsëri për Komisionin. Por nuk mendoj se ai ka problem me kohën, por me kokën . Ai nuk di ku ka kokën e tij, ndaj ska kohë të merret me kokën e Saimir Tahirit.

Next Post
Jonida Maliqi ‘çlirohet’ në Instagram, publikon foton topless para pasqyrës

Jonida Maliqi 'çlirohet' në Instagram, publikon foton topless para pasqyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 135 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 135 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

August 7, 2026
“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

August 7, 2026
Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

August 7, 2026
EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com