• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

by A. Q
07/08/2026 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë me kapacitet 16 megavatë për energjinë e erës, “Haiyou Anlan”, filloi nga funksionimi të enjten, pasi u lidh me rrjetin elektrik të fushës naftëmbajtëse “Lufeng” në Detin Jugor të Kinës, sipas operatorit të saj, Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC).

Vënia në punë me sukses tregon se teknologjia kineze e pajisjeve lundruese të energjisë së erës ka arritur një nivel të përparuar ndërkombëtar dhe ofron një zgjidhje të re teknike për zgjerimin e burimeve të erës detare në ujëra më të thella.

Platforma lundruese e energjisë së erës “me këmbë të tendosura” është një strukturë e madhe detare e projektuar posaçërisht për shfrytëzimin e erës detare dhe përbëhet nga një strukturë lundruese e sipërme, një bazë ankorimi në shtratin e detit dhe një sistem lidhës.

Platforma është instaluar 136 kilometra larg bregdetit, në ujëra me thellësi 136 metra. Ajo është e lartë pothuajse sa një ndërtesë 110-katëshe dhe është e pajisur me një turbinë me kapacitet 16 megavatë, e projektuar për të përballuar kushte ekstreme të motit, përfshirë tajfunët e kategorisë 17, duke pasur një jetëgjatësi shërbimi prej 25 vjetësh.

Platforma lidhet me rrjetin elektrik të fushës fushës naftëmbajtëse “Lufeng” nëpërmjet një kablli nënujor 4.3 kilometra të gjatë.

Meqenëse prodhimi i energjisë nga era luhatet në varësi të kushteve të motit, në këtë platformë zbatohet për herë të parë një model i integruar i furnizimit me energji nga burime të shumta, duke ndërthurur energjinë e erës detare, prodhimin me lëndë djegëse dhe sistemet e rezervimit të energjisë, duke mundësuar që një përqindje e madhe e energjisë së erës detare të lidhet me rrjetin elektrik të fushës naftëmbajtëse.

Pas vënies në funksionim, platforma pritet të sigurojë 54 milionë kilovatorë energji të gjelbër për fushën naftëmbajtëse çdo vit, duke kursyer rreth 15 000 metra kubë naftë dhe duke pakësuar lëshimet e dioksidit të karbonit me 35 000 tonë.

Next Post
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In