• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti të bëhet pjesë e ‘Open Balkan'”/ Intervista e ish-presidentit Moisiu: Europa ta detyrojë Serbinë që të njohë Kosovën

by Java News
18/06/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Alfred Moisiu, kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë që të njohë Kosovën. Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë dhe mosvendosjen e sanksioneve nga Serbia, Bashkimi Evropian nuk duhet të përkëdhelë Serbinë.

Ai kërkon kujdes dhe vigjilencë të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për armatosjen e Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“(Serbët) e kanë të vështirë këtë (njohjen reciproke), nuk po hy arsyet pse, ata e dinë më mirë. Por ai është maksimumi që ne kërkojmë, prandaj duhet hap pas hapi. Këtë punë Evropa e ka në dorë më shumë se kushdo për të shtrënguar Serbinë dhe mos të përkëdhelin. Pasi e kanë përkëdhelur deri tani, konsideronin se më mirë është me pas këndej Serbinë se nga Rusia”, thotë ai.

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë për të arritur vetëm një epilog përfundimtar dhe jo për të zvarritur procesin.

“Edhe rusët edhe serbët kanë të njëjtën gjuhë, kjo nuk është e rregullt dhe kjo na shqetëson. Ne i themi fqinjëve tanë, siç kemi jetuar bashkë, do të vazhdojmë të jetojmë, por si komshi. Unë përdor shpesh një fjalë, shokun dhe mikun mund të zgjidhesh, por komshiun ta jep Zoti. E rëndësishme është që të gjejmë mënyrën si të merremi vesh dhe të jetojmë në paqe. Sigurisht kjo nuk është aq e thjesht sa thuhet, por duhet të arrihet. Pasi për të zgjidh problemet, dy rrugë ka, ose me armë, ose bisedojmë. Me armë, lufta këtu është bërë, tani ka ardhur koha të ulet në tavolinë, por me drejtësi, ndershmëri për t’i zgjidhur problemet dhe jo për të zgjatur kohën, këtu duhet edhe Evropa të jetë e kujdesshme”, shton ai.

Ish presidenti thotë se Serbia është vend autokrat, prandaj duhet kujdes prej çfarëdo veprimi të tyre.

“Ne, Shqipëria dhe Kosova, vërtetë jemi paqësorë, por duhet të mendojmë edhe më të keqen. Armatoset Serbia, por pse armatoset? Pyetja është jo që armatoset mos do të sulmojë, mos e ka në mendje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa, edhe Kosova dhe Shqipëria, duhet të jemi më seriozë. Kujt ia merrte mendja se Rusia do të sulmonte Ukrainën, asnjë njeri. Janë vende autokrate, edhe Serbia është vend autokrat, nuk është në peshën e Rusisë, por është”, thekson Moisiu.

Megjithatë, ai shton se Kosova duhet t’i bashkëngjitet iniciativës rajonale “Ballkani Hapur”.

“Amerika dhe Bashkimi Evropian e thanë troç se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike, është çështja te zgjidhja e problemeve ekonomike. Pasi problemet politike do të vazhdojnë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe BE-së… ‘Ballkani i Hapur’ ka rol ekonomik, Kosova duhet t’i bashkëngjitet, pasi Kosova bën tregti me Serbinë, pavarësisht se mund të ketë ra, por vazhdon. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet, por pikësynimi është se as ju dhe as ne nuk heqim dorë nga pavarësia e Kosovës dhe njohja e reciproke. Pasi s’mundet të vazhdojë kjo në pafundësi në konflikt të ngrirë. Prandaj edhe kancelari gjerman e thekson me të madhe këtë punë”, përfundon Moisiu.

Moisiu ka shërbyer si president i Shqipërisë në vitet 2002-2007. Ai është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes, të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë./KosovaPress

g.kosovari

Next Post
Sherri për një vajzë i mori jetën/ E mbytën dhe e hodhën në rezervuar. Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit?

Sherri për një vajzë i mori jetën/ E mbytën dhe e hodhën në rezervuar. Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit?

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Moisiu presidenti me i mire i re gjitha kherave .I nencur dhe patriot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com