• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti s’iu përgjigj kërkesave për…”/ BE, masa ndëshkuese kundër Kosovës gjatë kësaj jave: Pezullim i fondeve…!

by Java News
27/06/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian ka folur edhe rreth situatës në veri të Kosovës dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim, ai ka theksuar se Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash, pasi autoritetet e Kosovës nuk i janë përgjigjur kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në very.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht, Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asociim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë.” – tha ai, transmeton Koha.

Për masa, ditë më parë ka folur edhe Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së. Shefi i diplomacisë së BE-së vlerësoi se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, teksa ka përshëndetur lirimin e tre policëve kosovarë të kidnapuar nga Serbia. Shefi i diplomacisë e përdori një togfjalësh interesant, kur foli për vlerësimin e tensioneve në veri.

“Shtetet anëtare, dua ta theksoj, shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës.” – tha ai.

“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell.

Tutje, kryediplomati i BE-së i kishte përmendur edhe nevojën e zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga dialogu, duke sqaruar se vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të marrin masa nëse nuk ka progres.

“Dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu. Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë.” – vlerësoi Borrell

Next Post
Topi: Berisha ka thënë që në 2005-ën se nëse fiton do bëjë zgjedhje për kryeministër. Gara në PD u hap për Bashën

Topi: Berisha ka thënë që në 2005-ën se nëse fiton do bëjë zgjedhje për kryeministër. Gara në PD u hap për Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

October 28, 2026
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

October 28, 2026
Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

October 28, 2026
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

October 28, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In