• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti një spiun i Serbisë…”/ Haradinaj ngre dyshime: Veprimet e tij nuk shpjegohen ndryshe

by Java News
14/06/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe ka kërkuar dorëheqjen e ministritë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas AAK-së, skena e rrëmbimit të këtyre tre policëve ishte poshtëruese dhe fyese, prandaj kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë për lirim sa më të shpejtë të këtyre tre zyrtarëve policorë.

Pas mbledhjes së kryesisë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Kurti po rrezikon arritjet e Kosovës. Sipas tij është momenti që qoftë me mocion, apo forma të tjera të ndalohet ai dhe qeverisja e tij.

“Lajm i keq rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga organet e sigurisë së Serbisë ishte fyese dhe poshtëruese skena e kidnapimit të Policisë sonë e përdhosjes së institucioneve tona të uniformës tonë me këtë rast kërkojë që të lirohen menjëherë policët. Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtroj presion mbi Serbinë për lirimin e tyre për kthimin në familje dhe kthimin në vend. Dhe që akte të tilla të mos përsëritën më kurrë.

E ftojmë ministri Sveçla në përgjegjësi në dorëheqje sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës…Kurti po e rrezikon rezistencën e Republikës dhe po synon tutje në shkatërrimin e mëtejmë të arriturave deri tash rezultati i kësaj besoj se është koha e duhur që të krijohet një moment dhe përkrahje kritike për ta ndal Kurtin mocioni por edhe çdo formë tjetër mos me lejua mos me i përkeqësuar pasojat në stabilitet dhe marrëdhëniet tona me aleatët tonë të sigurisë“, tha ai.

Lideri i AAK konsideroi se ideja se Kosova ka dalë fitues duke arrestuar kriminelë në veri është mashtrim.

“Ideja se jemi fitues dhe po arrijmë fitore dhe po e shtrijmë rendin dhe ligjin se po arrestojmë kriminelë në veri është mashtrim. Ne do të ishim fitues sikur të validoheshin njësitë e ushtrisë sonë në “Defender 23”…Ne po shkojmë kah dobësimi i fuqisë sonë të brendshme dhe kjo shkak i Kurtit i lus të gjithë që të bashkohemi ta krijojnë masën kritike momentin kritik ta ndalim Kurtin në mënyrë që të ndalim rreziqet e reja dhe pasojat e reja për Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj hedh dyshime se me këto veprime Kurti është spiun i Serbisë. Sipas tij, e vetmja mënyrë që kryeministri, Kurti ta rikthejë fuqinë e Kosovës është rikthimi i aleancës me Amerikën dhe NATO-në.

“E vetmja mënyrë Kurti me rikthye fuqinë e Kosovës është me rikthye aleancën me Amerikën dhe NATO janë humbëse fitoret e vogla që na ndajnë nga aleanca e madhe. Vende shumë më të fuqishme se Kosova i kushtojnë rëndësinë aleancës me NATO dhe Amerikën një vend i vogël si ne me sfida të sigurisë nuk kemi në asnjë situatë…

Shtrohet edhe një pyetje tjetër që vërtetë ne jemi duke dyshuar a është një spiun i Serbisë ka bazë reale kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e Aleancës Veri-Atlantike, NATO dhe Amerikës kush është njeri që çdo ditë e prish keq e më keq aleancën me NATO dhe Amerikën… Ky ose është spiun i Serbisë, i aleatëve të Serbisë, ose është aq në zor me mbet në pushtet sa me fsheh qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion dhe nepotizëm atëherë po kërkon shpëtimin tek kriminelët”, tha ai.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitar janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në zonën kufitare në veri të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale./m.j

Next Post
Kriza afgane dhe Shqipëria: A do mundej qeveria shqiptare të vepronte ndryshe? A do merrte të njëjtin vendim një qeveri tjetër?

Moikomi mes nesh...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Z Kurti ti i pa dituri,e i pa shkolluari i merre te keqen,ti je nji cope idioti e asgje me shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com