• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti në Japoni/ Gërvalla: Bashkëpunim inekzistent me Shqipërinë për rezolutën kundër Dick Marty, Rama e mbron pa arsye Serbinë

by Java News
28/09/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, e ka përshkruar qartë situatën në të cilin Kosova dhe Shqipëria gjenden, sa i përket rezolutës shqiptare kundër raportit të Dick Marty-t, i cili është bërë shkak për gjykimin e pajustifikuar të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë: Bashkëpunim inekzistent.

Qartësisht, Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë bashkërendim pune sa i përket rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

Madje, pavarësisht rolit si kryediplomate e Kosovës, ajo ka thënë më tej se nuk i komenton vendimet që shteti shqiptar merr.

Por një gjë, çuditërisht, Gërvalla e komenton: Kryeministrin Edi Rama, forca politike e të cilit, ka qenë iniciatore e rezolutës dhe ai vetë, tepër i zëshëm në Kombet e Bashkuara për mbrojtjen e Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së, lufta e të cilëve i solli lirinë popullit shqiptar në trojet kosovare, bashkë me punën e aleatëve.

“Kryeministri shqiptar, ndonjëherë pa arsye, e mbron Serbinë”, ka thënë Gërvalla, duke nënvizuar se pavarësisht se në disa nisma si “Open Balkan” ka mosmarrëveshje mes dy vendeve, sërish bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, është në nivelet më të larta ndonjëherë.

Edhe me këtë pohim të fundit, ajo sërish më shumë i mëshoi pretendimit të një “miqësie Rama-Vuçiç”, se sa vetë fryteve që marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë kanë pasur me ardhjen në pushtet të qeverisë së Albin Kurtit.

Deklarata të ngjashme, dy ditë më parë, po për Zërin e Amerikës, i bëri edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte shqetësuar për deklaratat e kryeministrit Rama në OKB, pavarësisht se këto të fundit ishin tërësisht në mbrojtje të Kosovës dhe kundër Rusisë e Serbisë.

Koment mbi to, nuk ka ardhur ndërkohë nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni./m.j

Next Post
Arrestohen ekstremistët e “talebanëve hebrenj” që i kishin premtuar besnikëri Ajatollahut

Arrestohen ekstremistët e “talebanëve hebrenj” që i kishin premtuar besnikëri Ajatollahut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com