• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kursi i Euros prek minimum të ri historik, bie në 119.9 Lekë

by A R
08/06/2022 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro pësoi një tjetër rënie të lehtë në kursin e këmbimit me Lekun ditën e mërkurë dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 119.9 Lekë, kurs lehtësisht më i ulët se rekordi i mëparshëm prej 119.91 Lekë që ishte shënuar më datë 23 Maj.

Agjentët besojnë se në zhvlerësimin e Euros në kursin e këmbimit me Lekun ka filluar të ketë një ndikim të konsiderueshëm faktori sezonal. Nisja e sezonit veror shoqërohet me rritje të numrit të turistëve dhe me shtim të flukse valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Kjo zakonisht shkakton një zhvendosje në ulje të kursit të këmbimit Euro-Lek gjatë muajve të verës.

Banka e Shqipërisë ka evidentuar se gjatë viteve të fundit efekti sezonal është zgjatur në kohë, duke filluar më herët, në periudhën maj-qershor dhe duke u zgjatur deri në muajin shtator. Megjithatë, ky efekt kulmon mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, kur fluksi i turistëve arrin kulmin dhe bashkë me të, edhe oferta e Euros në tregun valutor vendas.

Mbështetur në këtë logjikë, është e arsyeshme të pritet që kursi i Euros me Lekun të prekë rekorde të reja në rënie gjatë kësaj vere. Kriza e çmimeve në tregjet globale dhe inflacioni më i lartë në më shumë se 20 vjet krijuan mes ekspertëve një pritshmëri se ndoshta leku mund të zhvlerësohej disi në kursin e këmbimit me Euron. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, madje qysh prej fundit të vitit të kaluar pozitat e lekut u forcuan më tej.

Me përjashtim të një momenti paniku në fillim të marsit, i lidhur kryesisht me blerjet valutore për importe të energjisë, Leku është shfaqur i qëndrueshëm, me një prirje të lehtë mbiçmuese ndaj Euros. Tani që kemi hyrë në sezonin veror, agjentët besojnë se efekti sezonal do të ndikojë në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Pritshmëritë për sezonin veror këtë vit paraqiten pozitive, megjithë pasiguritë që ka krijuar inflacioni i lartë për ekonomitë familjare. Tejkalimi i efekteve të pandemisë dhe heqja e kufizimeve ka bërë që lëvizjet ndërkufitare të njerëzve t’i kthehen normalitetit.

Mbështetur në të dhënat e INSAT, deri në fund të katërmujorit, në Shqipëri hynë pothuajse 1.1 milionë shtetas të muaj, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje, hyrjet e shtetasve të huaj i janë afruar shumë nivelit të para pandemisë, me vetëm 3% më pak krahasuar me 4-mujorin e vitit 2019. Premisat pozitive për turizmin hyrës shtojnë gjasat për një mbiçmim të mëtejshëm të kursit të Lekut.

Një ndikim pozitiv në prurjet valutore ka dhënë edhe rritja e ndjeshme e eksporteve. Sipas Instat, për 4-mujorin 2022 eksportet shqiptare u rritën me rreth 49%, falë rritjes së çmimit të lëndëve të para dhe e materialeve të ndërtimit. Deficiti tregtar është zgjeruar me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ritmet e rritjes së deficitit janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

/a.r

Next Post
Gjendet një granatë e pa shpërthyer në anë të rrugës Lezhë-Manati

Gjendet një granatë e pa shpërthyer në anë të rrugës Lezhë-Manati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com