• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

by A R
08/07/2026 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë ndaj Spanjës gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, duke bërë të ditur se ka urdhëruar Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë menjëherë çdo marrëdhënie tregtare me Madridin.

Në një dalje për mediat përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump e cilësoi Spanjën si një “partner të tmerrshëm” të aleancës dhe tha se nuk dëshiron më të zhvillojë asnjë aktivitet tregtar me këtë vend.

“Spanja nuk bie dakord për asgjë dhe nuk duhet ta mbani mbi supe. Nuk dua të bëj asnjë tregti me ta”, deklaroi Trump, duke iu drejtuar më pas Bessent me urdhrin: Ndërprite menjëherë. Mos fol fare me ta.

Trump e akuzoi qeverinë spanjolle se ka refuzuar të mbështesë objektivin e ri të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si edhe se nuk i lejoi SHBA-ve përdorimin e hapësirës ajrore dhe bazave ushtarake spanjolle gjatë luftës me Iranin.

“Ata fitojnë shumë para nga ne dhe do të sigurohemi që të fitojnë shumë më pak. Nuk dua të kem asnjë marrëdhënie biznesi me ta”, shtoi presidenti amerikan.

SHBA-të kanë dy baza strategjike ushtarake në territorin spanjoll, Bazën Detare të Rotës dhe Bazën Ajrore Morón, të cilat kanë një rol kyç në operacionet amerikane dhe të NATO-s.

Sipas Reuters, tensionet mes Uashingtonit dhe Madridit janë rritur muajt e fundit. Madje, një dokument i brendshëm i Pentagonit kishte shqyrtuar opsione për ndëshkimin e aleatëve të NATO-s që nuk mbështetën operacionet amerikane gjatë luftës me Iranin, ku mes skenarëve të diskutuar përfshihej edhe pezullimi i Spanjës nga aleanca.

Next Post
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com