• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

by A R
08/07/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këto ditë të nxehta të korrikut, në rrugët e qytetit të Shkodrës ka shumë turistë të huaj, të cilët, nga pajisjet dhe çantat e udhëtimit që mbajnë, dallohen lehtësisht si adhurues të natyrës dhe turizmit të aventurës.

 Shumë prej tyre qytetin e Shkodrës e kanë pikënisje për të eksploruar destinacionet malore më të njohura të veriut të vendit. Sipas operatorëve turistikë, prej disa javësh, thuajse çdo ditë dhjetëra turistë të huaj interesohen për itinerare dhe guida malore.

“Këtë vit e klientët janë shumë më shumë më të shumtë se vitet e tjera. Turistët vijnë prej gjithë botës. Kërkesa më të shumta prej turistëve kohët e fundit janë për të vizituar Thethi”, tha Emiljana Laçi, operator turistik.

Parku Kombëtar i Alpeve, me në qendër Thethin, si edhe Lumi i Shalës, mbeten destinacionet më të kërkuara nga vizitorët e huaj të cilët krahas peizazhit dhe mundësive për aktivitete në natyrë vlerësojnë edhe mikpritjen.

“Vijmë nga Belgjika dhe po kalojmë një tur të këndshëm në Shqipëri. Sapo jemi kthyer nga Thehi, ndërsa kemi vizituar edhe lumin e Shalës dhe liqenin e Komanit, vende vërtetë të manitshme. Përveç natyrës së mrekullueshme, na ka pëlqyer shumë edhe mikpritja e njerëzve si dhe çmimet e arsyeshme”, tha një turist.

“Ajo që na ka pëlqyer më shumë janë njerëzit, mikpritja dhe zonat malore. Deri më tani kemi vizituar Thethin dhe Valbonën, dy vende jashtëzakonisht të bukura që na kanë lënë mbresa shumë të mira”, u shpreh një turiste.

Të dhënat nga institucionet vendore tregojnë se gjatë kësaj periudhe, numri i vizitorëve në destinacionet malore të Bashkisë Shkodër, por edhe i akomodimeve afatshkurtër në qytet, është rritur me rreth 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Next Post
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tiranë/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

August 26, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com