• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KULTURE/ Mediterranea 18 starton në Shqipëri

by Java News
02/05/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj  nga Mesdheu dhe Europa.   Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me BJCEM, Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Rajonin e Puglia-s dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe partnerëve të tjerë.

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro i cilëson 230 artistët që do të mbrrijnë në Shqipëri  si “23 ura dashurie për “Mediterranea 18” që lidhin Evropën dhe Mesdheun me Tiranën dhe Durrësin duke e kthyer në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni. Jeta e ‘mesdhetarit’ pranë njëri-tjetrit, bashkëjetesa e popujve tanë, besimi, kultura, gjuhët e ndryshme kanë lënë një pasuri shpirtërore që duhet ta rrëfejmë. Falë këtij takimi do të kthejmë Shqipërinë në një ndër vendet e rëndësishme të agjendave kulturore ndërkombëtare dhe Tirana  e Durrësi do të jenë jo vetëm qyteti mikpritës, por edhe kryeqyteti i kulturës”.

Ministria e Kulturës me këtë projekt angazhohet të krijojë hapësira të reja, madje e quan detyrë të krijojë ‘tokën’e realizimit të produkteve artistike.

Në 4 maj 2017 Tirana dhe Durrësi do të presin fillimin e “Mediterranea 18”.

Ku do të ndiqni Bienalen e Mesdheut?

TIRANA

  1. Cirku Kombëtar
  2.  Ish-Ambasada Jugosllave
  3. Pazari i Ri
  4. Teatri Metropol
  5. Piramida
  6. Universiteti Metropolitan
  7. Muzeu Historik Kombëtar
  8. Vila 31-ish rezidenca e Enver Hoxhës
  9. Gallery 70
  10.  Zeta Art Center&Gallery
  11.  Discobox
  12.  Shtëpia e Gjetheve
  13.  Universiteti i Arteve
  14.  Turbina
  15. Libra’Aria
  16. Tulla Culture Center
  17. Shtëpia e Helidon Gjergji
  18. Destil Hostel
  19.  Lincoln Centers
  20. Qendra Rinore Tirana
  21. Bunk’Art 2
  22. Goethe Institut
  23. REJA – The Cloud Installation
  24. Teatri Kombëtar (pishina)
  25. Galeria Kombëtare e Arteve
  26. Fab Gallery
  27. Kulla e Sahatit
  28. Parku Rinia
  29. Teatri Kombëtar Eksperimental
  30.  Instituti Italian i Kulturës

DURRËS

  1. Amfiteatri i Durrësit
  2. Sheshi qendror
  3. Galeria e Arteve

Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës‘’Mediterranea 18’’  është “Shtëpia’’ që do të bazohet në 4 elementë:

• Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.

• Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.

• Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriutpërtë qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tijfizike apoimagjinare.

• Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjevedhepamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkimtështëpisë së ëndrrave.

Drejtor Artistik i Bienales është Driant Zeneli dhe kuratorëte Bienales janë: Jonida Turani, Maja Ciric, Maria Rosa Sossai , Eroll Bilibani, Ema Andrea dhe Tulla Center.

Funksioni i ‘’shtëpisë’’vendoset në diskutim, ndërsa zhvillimiiteknologjisë dhe rritja e ndërlikimit të strukturave politike, sociale dhe ekonomike kanë zbuluar kufijtë që për një farëkohekanë qenë të padukshëm nga bota dhe sot risjellindiskutimelidhur me këto të fundit, por edhe për atë çka‘‘shtëpia’’ është  dhe si mund të bëhet. Kjo periudhë post-humanizmi kulturor e ka vendosur artin përball sfidës së re e tëtë ripërkufizuarit se çfarë vlere ka sot dhe ku gjendet “shtëpiajonë”, përse dhe simund të kemi nevojë për të.

Në këtë rast, arti e sheh ‘’shtëpinë’’ si proces më shumë sesasimesazh, i përbërë nga miliona pjesë, ku asgjë nuk humbet dheas nuk gjendet, por i nënshtrohet një tjetërsimi të vazhdueshëm.

Bienalja e Mesdheut shërben si një platformë ku artistët dalin jashtë rutinës së tyre dhe i bashkohen një dialogu ndërkulturor mes ‘’shtëpive’’- qoftë ato fizike, virtuale, shpirtërore apo imagjinare.

Mediterranea 18 e kthen shtëpinë në një ‘‘britmë’’ e cila zhytet në ujërat e Mesdheut dhe kërkon të sfidojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Për një herë të vetme, arti shkon përtej kritikës dhe provokimeve, nuk kërkon alternativa të reja, por riciklon për të ripërcaktuar ‘’shtëpinë’’ në gabimet gjatë procesit, në momentet e reflektimit përballë sfidave dhe kohës së pritjes për ri-ndërtim.

Në këtë Bienale kanë fituar aplikimin 32 artistë qëpërfaqësojnë Shqipërinë dhe 8 artistë që përfaqësojnëKosovën.

Para Bienalja- 3 maj- ora 22:00-Anija që niset nga Bari

Para-Bienalja apo Vigjilia e Bienales që do të nisë nga Bari, është konceptuar si një rrugëtim metaforik: rreth 120 artistë, mendje të reja krijuese të ardhura nga e gjithë Europa, do të marrin anijen nga Bari në Durrës dhe gjatë natës në bord do të marrin pjesë në një bisedë performancë rreth temës së Bienales: Histori + Konflikt + Ëndërr + Dështim = Shtëpi.

Kjo bisedë tërësisht e veçantë në llojin e vet, e moderuar nga gazetarja dhe kritikja italiane Manuela Gandini, me praninëe drejtorit artistik të Mediterranea 18, Driant Zenelit, do të zhvillohet rreth veprës që mban firmën e Michelangelo Pistoletto-s dhe Juan Sandoval-it: “Deti Mesdhe – Karrige Dashuri Diferencë”, e kompozuar me gjashtëdhjetë karrige që vijëzojnë hartën e Mesdheut dhe ku bashkë me artistët e rinj të Bienales do të ulen të ftuar të veçantë, mes të cilëve: Cathryn Drake, Ettore Favini, Adrian Paci, Gilad Ratman, Said Murad, Alicia Knock, Gabi Scardi, Costas Varotsos, Alessandra Galletta, Roland Sejko, Stefano Rabolli Pansera, Daniele Capra, Anna Daneri e shumë të tjerë.

Në këtë shfaqe janë ftuar të marrin pjesë dhe nxënës nga Puglia, të përzgjedhur nga përgjigjet e dhëna përmes telefonatave përtemën e propozuar nga Mediterranea 18: Shtëpia. Kështu këta tërinj do të kenë mundësinë e jashtëzakonshme të bashkohen me artistët në këtë udhëtim për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Bienales Mediterranea 18 tek Parku Rinia nëTiranë, date 4 maj, ora 18:00.

 

Next Post
Kokainë nga Holanda në Itali, kush janë shqiptarët në krye të bandës

Kokainë nga Holanda në Itali, kush janë shqiptarët në krye të bandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In