• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

by A M
24/02/2025 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga themeluesit e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj thotë se synimi i koalicionit të kësaj force politike me LZHK-në e Dashamir Shehit, është përfaqësimi i shqiptarëve të emancipuar, pra shtresës së mesme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se shtresa e mesme është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie.

Ndërkaq, kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se vota e diasporës është shumë e rëndësishme, por nënvizoi se politika shqiptare po bën propagandë në takimet jashtë vendit me emigrantët shqiptarë.

Enkelejd Alibeaj: Politika bëhet në parlament, në pozitë, më pak bëhet në opozitë. Nuk jam për t’i qortuar, secil mund të japë eksperiencën e vetë. Pjesa e re, ndoshta është në energjinë rinore, por pse të eksplorohen dhe këto, nuk ka asgjë të keqe. Po, absolutisht,a rsyeja e ekzistencës në politikë është edhe kjo, përfaqësimi i një grupi, nevoje, për ta sjellë ndryshe dialektikën në parlament. Në fund të ditës, duhet të pyesim, çfarë thamë ndonjë gjë të mençur? Shtresa e mesme, e cila nuk është pre e flatrave, e emocionit, kërkon një shtet me rregulla, ku ligji të zbatohet dhe do ishte vërtet nder i madh, nëse do arrinim të përfaqësonim këtë shtresë të emancipuar. Është pjesa më e rëndësishme e një shoqërie, ka ecur përpara me forcat e veta. Ata kanë vlerë. Mbajnë veten e tyre, por bëjnë mirë edhe për të tjerët.

Dashamir Shehi: Unë jam prej atyre që kam shtyrë për ligjin për të votuar diaspora. Kam menduar që kjo lloj kategorie ka ca avantazhe, nuk kanë frikë nga administata zgjedhore, edhe biznesi, nuk kanë frikë tatimet si biznesi këtu. Duke jetuar atje, jetojnë në një ambient shumë më demokratik si i joni. Vijnë nga një botë më e mirë se e jona. Presupozohet se kanë mendje më të lirë. Shqipëria ka transferuar problematikat e vet, propagadën e vet jashtë kufirit. Ligji u bë që ata të votonin të lirë nga shtëpia e vet, pa këtë dhunën elektorale të Shqipërisë. Ligji nuk u bë për të qenë një zgjatim. Nëse do votojmë ligjin herën tjetër, do i shtoja një pikë tjetër, ndalohet propaganda jashtë Shqipërisë. Ti transferon të njëjtin mentalitet.

Next Post
Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Jashtëm i Gjermanisë?

Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Jashtëm i Gjermanisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com