• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gangsterët e hetimit

by Artur Ajazi
24/02/2025 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanë defektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre në profesion, që ndikojnë mjaftueshëm në punën e përditshme. Postkomunizmi në Shqipëri, u shoqërua me shpikje të habitshme që kishin lidhje veç fushave të ndryshme, edhe me drejtësinë. U shpik “Plepat” që prodhoi dhjetra e qindra prokurorë dhe gjyqtarë të “demokracisë”, që shkatërruan krejt sistemin e drejtësisë.

U shpikën universitetet “kioska”, që mbushën gjithë dynjanë me diploma fallco dhe të blera, duke mbushur vendin me juristë, ekonomistë, sportistë, gjyqtarë e diplomatë. Pothuajse çdo shqiptar kishte 2-3 diploma të blera në “kioska-universitetet” e tranzicionit. Vitet kalonin, dhe vendi zhytej gjithnjë e më shumë në batakun e moszbatimit dhe menaxhimit të ligjeve. Kjo ndodhi edhe me sistemin e drejtësisë. Gaboje, ose kryeje një shkelje apo krim, dhe të hetonte dhe gjykonte një “plepaxhi”, të cilit po ti jepje një grusht me para, të ulte dënimin, ose të lironte nga burgu. Gjithçka deri ditën që nisi reforma e thellë në sistemin e drejtësisë, kalonte përmes politikës.

Sot ne kemi një sistem të “vettingizuar” drejtësie, i cili supozohet se kryen me dinjitet interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Ngjarjet e 2-3 viteve të fundit, treguan se, reforma rradikale në sistemin e drejtësisë, ja kishte vlejtur, dhe se Edi Rama si iniciatori i saj meritonte vlerësimet maksimale. Por ç’po ndodh së fundi. Arrestimi shtëpiak i Berishës dhe lirimi nga kjo masë ishte paksa e habitshme. Po ashtu dhe “toleranca” ndaj akteve dhe veprimeve të tij para SPAK-ut, duke thyer çdo normë, rregull dhe ligj, duket paksa e habitshme. Si ka mundësi që një person nën hetim për disa vepra penale, i dërguar për gjykim, lejohet të bëjë shkelje të tilla nën hundën e SPAK-ut ? Kjo edhe për faktin sepse SPAK-u, nuk ka treguar kaq tolerancë deri sot , ndaj askujt tjetër.

Erion Veliajn e morën dhe e rrasën në burg, duke mos i formuluar dhe vërtetuar deri sot një prej akuzave. Madje në seancën e fundit gjyqsore për masën e sigurisë, prokurori i përfolur kaq shumë i tij, na rezulton hakmarrës dhe i padrejtë, aq sa arrin ta fyejë Veliajn në seancë. Veprimet dhe mosveprimet e tyre, të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me sjellje gangsterësh, dhe jo prokurorësh. Një drejtësi e reformuar, e pavarur dhe dinjitoze, nuk ka vend për prokurorë dhe gjyqtarë brutalë, të paedukatë, tendeciozë, dhe më keq Akoma, të kamufluar. E them këtë nga fakti sepse, prokurori që ka hetuar dhe po heton mbi Veliajn, na rezulton edhe ndertues pallatesh.

Atëhere si mund ti besojmë atij prokurori, kur faktet e zbuluara dhe publikuara nga vetë kryetari bashkisë, dhe të pakundërshtuara nga ai, nxjerrin “zbuluar” njeriun që po heton mbi “korrupsionin dhe pasurinë e Erion Veliajt”. A mund të ketë vend në sistemin e ri të drejtësisë, për prokurorë-ndërtues, për prokurorë-manipulues, për gjyqtarë të korruptuar dhe me pasuri të pajustifikueshme ? Natyrisht që jo. Drejtësia e re, nuk ka vend për gangsterë.

Drejtësia e re është Tempulli i njerëzve të ndershëm, që nuk fshehin as dëftesat dhe as diplomat e shkollimit, as pallatet dhe as notat e shkollës. Një prokuror apo gjyqtar milioner në euro apo dollarë, meriton të hetohet dhe gjykohet, dhe jo të akomodohet në zyrat e SPAK-ut dhe GJKKO.

Next Post
Zelensky: Ukraina nuk është ftuar për bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite! Është e çuditshme që…

Zelensky paralajmëroi dorëheqjen, kush mund të bëhet presidenti i ri i Ukrainës?

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Nuk janë prokurorë apo gjykates SPECIALISTË, por janë interesaxhinj, pazarxhinj, qelepirxhinj, burra e gra shkërdhata.
    Edi Rama, deri më sot, na thoshte që nuk merrem me drejtësinë, mbasi është pushtet më vehte.
    Po tani o zoti Rama, kur në emër të ligjit, shkërdhehet ligji, kur në vend të drejtësisë, bëhet padrejtësi, a do të VAZHDONI TË HESHTNI duke ndejtur “pa gojë” dhe duke mos marrë asnjë kunderveprim URGJENT, sa je në kohë, që KOHA mos t’ju kundervihet edhe juve, si PS dhe juve direkt si Ramë, për të shpërbërë forcën tuaj politike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

August 17, 2026
EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

August 17, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com