• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarët që mbajtën postet e drejtorëve, Rama: Të zëvendësohen, zgjedhjet vijnë shpejt

by A R
10/01/2018 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama mblodhi dje kryesinë e Partisë Socialiste me fokus përfundimin e zgjedhjeve në PS e veçanërisht atë të kryetarëve të PS-së në çdo bashki.

Për shkak se një pjesë e kryetarëve kanë preferuar të mbajnë postin e drejtorit në administratë, vendi i tyre është vakant dhe për këtë duhet të bëhen zgjedhje me pjesëmarrjen e anëtarësisë.

Mësohet se kryetari i PS-së i ka kërkuar sekretarëve që të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur zgjedhjet në krye të bashkive.

“Të përfundojnë sa më shpejt, atje ku vendi është vakant, të votohet për kryetarin sepse zgjedhjet vendore vijnë shpejt dhe partia duhet të jetë e konsoliduar në bazë”, mësohet të ketë thënë Rama. Zëdhënësja e kryesisë, Elisa Spiropali, tha pas mbledhjes se qëllimi i saj ishte organizativ.

“Mbledhja e Kryesisë kishte disa funksione: organizimin e partisë, atë politik, por edhe axhendën qeveritare dhe të përparësive që qeveria e Partisë Socialiste ka për të çuar përpara në 2018-ën. Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit, jemi të vendosur të vazhdojmë komunikimin me qytetarët.

Ne e fituam mandatin e Qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh. Jemi të vendosur që të dëgjojmë qytetarët në qendër apo në periferi, në qytet apo në fshat, të gjitha problemet e fermerëve, të nëpunësve, të qytetarëve të papunë.

Të punojmë me vendosmërinë tonë për të bërë të mundur një ndryshim të qenë- sishëm në jetën e tyre. Jemi të vendosur për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për agjendën europiane të Shqipërisë”, tha Spiropali.

E pyetur për qëndrimin e opozitës, Spiropali tha: “Ne, pa diskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të vënë interesin politik të ditës, mbi interesin kombëtar”.

Në mbledhjen e kryesisë socialiste, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, lajmëroi zhvillimin e zgjedhjeve për 13 krerë të Partisë Socialiste të bashkive për shkak se ata kanë preferuar të marrin një detyrë në administratë./Panorama

Next Post
Gina ndjek shembullin e bashkëshortes, padit Kryeprokuroren pasi lëshoi zyrën

Gina ndjek shembullin e bashkëshortes, padit Kryeprokuroren pasi lëshoi zyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com