• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gina ndjek shembullin e bashkëshortes, padit Kryeprokuroren pasi lëshoi zyrën

by A R
10/01/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Prokurorinë e Elbasanit ndodhi diçka e paparecedentë teksa ish-drejtuesi i prokurorisë nuk pranonte të linte zyrën edhe pse ishte larguar nga detyra. Në Prokurori u paraqit edhe Kryeprokurori i ri i rrethit por zyra e tij ishte uzurpuar nga Dritan Gina, i njohur si njeri i afërt i ish-kryeprokurorit Llalla dhe që qëndronte i komanduar prej rreth 2 vitesh në atë detyrë.

Por, pas disa orësh, më në fund Gina ka vendosur të lërë zyrën. Por, pas largimit ai depozitoi një padi ndaj kryeprokurores Marku pasi e quan të jashtëligjshëm largimin e tij. Një ditë më parë edhe bashkëshortja e tij Rovena Gashi kishte depozituar padi.

Kallëzimi ndaj Markut bëhet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas kallëzimit, Gina pretendon se Kryeprokurorja ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kompetenca të bëjë shkarkimin dhe transferimin apo largimin e drejtuesve.

Pas kallëzimit në prokurori ndaj Arta Markut, Dritan Gina deklaroi se “Bëra kallëzim ndaj kryeprokurores, por gjykimin e padisë për cenim. Kjo është kompetencë e krimeve të rënda. Unë natyrisht kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda, i kam argumentuar në kallëzimin penal. Më vjen keq që përfaqësues të popullit flasin në emër të prokurorëve. Unë doja të theksoja që asaj që i kushtoj më shumë rëndësi që unë nuk lirova zyrën. Unë jam profesionist, unë e kuptoj që me kokëfortësi nuk çahet. Nuk pretendoj të rri në atë zyrë, pasi puna e prokurorit ka të bëjë me raportin administrativ dhe përfaqësimin, që ka të bëjë me thesarin, etj. Pasi firma ime nuk njihet më, por edhe zyrat e shtetit që nuk e njohin më firmën time. Reagimi dje ishte i një prokurori që nuk lejon të nëpërkëmbë mua apo kolegët. Këtu është bërë Shqipëri hesapi”, tha ai.

***

Një situatë e papercedentë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit. Ish-kreu e këtij institucioni, Dritan Gina, i larguar një ditë më parë nga kjo detyrë me firmën e Kryeprokurores Marku, nuk pranon të lëshojë zyrën.

Edhe pse u shkarkua, ai nuk pranon të largohet nga detyra pasi e quan vendimin për largimin e tij të jashtëligjshëm. Në Prokurorinë e Elbasanit është paraqitur edhe Kryeprokurori i ri i rrethit Ardian Nezha, i caktuar në këtë detyrë.

Por, zyra që duhet të jetë e tij tashmë, nuk lirohet nga Dritan Gina. Ai deklaroi dje se vendimi për largimin e tij ëhstë politik dhe se ikën nga detyra vetëm kur të respektohet ligji. Por, në fakt, nëse i referohemi ligjit qëndirmi i tij në këtë detyrë ëhstë i jashtëligjshëm.

Kjo pasi ai ishte i komanduar si kryeprokuror i Elbasanit dhe një i komanduar mund të rrijë deri në 4 muaj në detyrë, maksimumi në arste të veçanta deri 8 muaj. Gina ka rreth 2 vite në këtë detyrë, pra ka kaluar çdo afat.

Sipas raportimeve, ka pasur edhe një takim mes dy prokurorëve por Gina nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Ndërkohë Kryeprokurori i Elbasanit Nezha po qëndron në zyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë.

/a.m.

 

Next Post
Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, nuk dihet fati i uzinës, priten investitorë të rinj

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, nuk dihet fati i uzinës, priten investitorë të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com