• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e PD i bindet Bardhit për Këshillin, por hap ‘konflikt të ri’: Verifikimin e anëtarëve e bëjmë vetë! Kandidatët për kryetar, 6 debate të hapura

by Java News
16/06/2023 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes paragjykimeve se kryetari është i paracaktuar dhe se rikthimi i Lulzim Bashës është fakt, kryesia e PD po nxiton të përcaktojë rregullat për garën e 29 korrikut.

Në 6 orë mbledhje, 17 anëtarë të Kryesisë, diskutuan për një fushatë që sipas tyre duhet të jetë bindëse.

“Kandidatët për kreun e ri të PD do të duhet të bëjnë 6 debate përballë njëri tjetrit”, thanë burimet brenda mbledhjes për Report Tv.

Por më shumë sesa mënyra sesi do të bëjnë fushatë kandidatët për kreun e PD, vëmendjen po e merr përplasja për rrugën statutore të zgjedhjes së kryetarit, mes Kryesisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, që për herë të parë, mbrëmjen e së enjtes bojkotoi mbledhjen e thirrur nga 7 anëtarë të kryesisë!

Pavarësisht mungesës së Bardhit, Kryesia e PD vendosi t’i bindej kërkesës së tij, për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas dokumentit që Report Tv e disponon, Këshilli do të bëjë miratimin e emrave për Komisionin Zgjedhor.

“Kryesia e PD vendosi që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet me 20.06.2023, ora 12:00 me këtë rend dite:

“Miratimi i anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, të emëruar nga kryesia e Partise ne date 15.06.2023. Mbledhja e KK do të hapet nga anëtari me i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues të punimeve me përbërje anëtaret e Këshillit Kombëtar: Flutura Açka, Kreshik Çollaku, Arbi Agalliu!”

Reflektimin e kryesisë së Partisë Demokratike, për të zbatuar Statutin, Gazment Bardhi e quajti hap pozitiv, në një reagim për gazetarët.

“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë”

Por teksa ‘ftohja’ mes kryesisë dhe Bardhit duket të zbehet pas këtij vendimi, Report Tv ballafaqoi dokumentin e vendimit e mbrëmjes së të enjtes të kryesisë së PD me rregulloren e Këshillit Kombëtar.  Në vendimin e saj, Kryesia e PD i ngarkon Sekretarit të Koordinimit Elektroral, Sekretarit për Cështjet Ligjore e Zgjedhore dhe atij Dixhital njoftimin e mbledhjes dhe verifikimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por ky vendim bie ndesh me rregulloren e Këshillit Kombëtar, të miratuar në datën 15 janar 2022, kohë kur Lulzim Basha ishte ende në krye të Partisë Demokratike.

Sipas nënit 5, pika 3 të kësaj rregullorja, “Njoftimi i mbledhjes, së bashku me rendin e ditës, pas caktimit të saj nga Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë, bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm”, ndërsa neni 27 thotë se është “Sekretari i Përgjithshëm ai që verifikon listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pjesëmarrës në zgjedhje”. Vendimi i kryesisë e heq këtë kompetencë nga Gazment Bardhi dhe ia ngarkon Taulant Zenelit, Indrit Sefën dhe Endri Hasës, duke rrezikuar hapjen e një konfikti të ri mes demokratëve të vulës./m.j

Next Post
Në 10 vite, pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë në Shqipëri

Në 10 vite, pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

October 29, 2026
VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

October 29, 2026
Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

October 29, 2026
Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

October 29, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In