• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryeministri Rama ftesë publike opozitës: Dilni e vini ulërimën për çdo rast abuzimi me rindërtimin!

by Java News
26/01/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën që të denoncojë të gjitha rastet, ku sipas tij, zyrtarët e shtetit dhe kryebashkiakët do të abuzojnë me procesin e rindërtimit, duke iu dhënë shtëpi njerëzve që nuk janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kreu i qeverisë deklaroi se është i gatshëm të përballojë një furi ekstra shpifjesh, vetëm që të mos lihet jashtë apo keqtrajtohet asnjë familje e prekur nga tërmeti.

“Këtu e ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Jam i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se një proces i rëndësishëm i rindërtimit është ai financiar, ndërsa theksoi se lekët do të garantohen përmes tre drejtimeve, buxhetit të shtetit, konferencës së donatorëve dhe disa alternativave të reja politike apo operacioneve financiare.

“Aspekt tjetër i rëndësishëm është ai i financimit. Me BE, OKB, BB, kemi punuar dhe jemi në prag të finalizimit të raportit të dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro dhe raporti final do bëhet zyrtar e publik më 4 shkurt. Kostot e të gjithë këtij raporti nuk janë vetëm kostot e dëmeve në banesa, por kemi shkuar te dëmet e shkaktuara në sektorët e ekonomisë. Pra dëmet që i ka sjellë tërmeti një sektori të ekonomisë, duke ngadalësuar sektorin.

Masa që duhet të garantojmë për qytetarët është më pak se 1 miliard, por është më shumë se mundësitë tona aktuale dhe për këtë arsye ne kemi vendosur vëmendjen në tre drejtime, së pari: garantimi i një pjese të konsiderueshme të financimit për rindërtimin me buxhetin tonë, financimi ndërkombëtar. Ne nuk presim nga konferenca e donatorëve që të derdhen miliarda, por presim të kemi një volum plus për rindërtimin. E treta, ne po punojmë për disa alternativa të reja politike dhe operacione financiare, që do të na mundësojnë që të mbajmë zotimin”, theksoi kryeministri

Next Post
Amnistia/Janë plot 180 të dënuar që përfitojnë, gati reforma penitenciare

Amnistia/Janë plot 180 të dënuar që përfitojnë, gati reforma penitenciare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com