Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka Pula.
Për Shiroka Pulën nisi votimi në minutat e fundit të 6 tetorit, por vazhdoi shkurt edhe më 7 tetor. Ai pretendon se këto veprime janë antikushtetuese.
“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, ka deklaruar Koci.
Ai i është referuar edhe nenit 226 të aktgjykimit, duke thënë se aty përcaktohet pasoja juridike në rast të mosrespektimit të afatit.
“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka thënë Koci.