• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi nuk i ndal sulmet ndaj ndërkombëtarëve: Nuk lëmë ‘jabanxhinjtë’ të zgjidhin punët tona!

by A R
20/01/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka vijuar me sulmet ndaj diplomatëve të huaj në Tiranë. Edhe pse nuk ështëtreguar konkrete me deklaratën e saj, Kryemadhi ka deklaruar se “shqiptarët janë një popull që i zgjidhin vetë punët e shtëpisë së tyre dhe nuk i lënë jabanxhinjtë t’i bëjnë ato”.

Kjo deklaratë vjen pasi ambasadori amerikan Donald Lu përmes një postimi në rrjetet sociale në faqen e ambsadës doli kundër PD-LSI për çështjen e Kryeprokurores.

Në fjalën e saj me strukturat e LSI të njësisë nr. 5 në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se Reformën në Drejtësi nuk bëjnë kriminelët dhe as politikanët, por vetëm shqiptarët.

“Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan, një popull me shpirt e zemër të madhe, që presim e respektojmë miqtë. Por jemi dhe një popull që punët në shtëpitë tona i zgjidhim vetë dhe nuk i lëmë jabanxhinjtë të na i bëjnë. Ndaj data 27 janar është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të treguar që vetëm me një frymë e rrëzojmë Edi Ramën. Sepse Rama është kryeministri i asaj mazhorance që ka ardhur me paratë e drogës, por nuk mund të jetë i shqiptarëve.

Rama të ketë kujdes dhe të gjithë ata që fshihen pas hijes dhe figurës së tij. Shqipërinë nuk e kanë zhdukur me qindra vite pushtuesit, nuk mund ta bëjë një sekt, një dashakeqës i shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë roli i Shqipërisë në rajon është shumë i rëndësishëm, por nën drejtimin e Rilindjes është kthyer në destabilizuese të rajonit. Reformën në Drejtësi nuk e bëjnë as kriminelët, as deputetët, as politikanët, por vetëm shqiptarët dhe këta do të vendosin për të ardhmen e reformës. Mund të miratosh reforma sa të duash, por nëse populli të përbuzë ajo reformë nuk ka vlerë”, tha kryetarja e LSI.

Më tej, Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar, teksa deklaroi se Shqipëria është vendi i vetëm që vazhdon të jetë në tranzicion. Sipas saj, në vend po instalohet një strukturë kriminale, ndaj dhe protesta e opozitës do të jetë një zile apo thirrje që del nga shpirti i shqiptarëve për të thënë që ekzistojnë.

“Të gjithë ndihen të lodhur nga klasa politike, sepse kemi 27 vjet që vazhdojmë të jemi në tranzicion. Nuk shikojmë asnjë shpresë dhe asnjë të ardhme, kjo ka një qëllim: lodhin shqiptarët, i bëjnë të varfër, sepse kështu ata iu nënshtrohen. Rama veproi në mënyrë bastarde në zgjedhjet e 25 qershorit, duke përdorur bandat e krimit për të frikësuar shqiptarët. Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët tanë të jenë shërbëtor të krimit të organizuar. Ndaj më 27 janar qytetarët e Tiranës do të protestojnë bindshëm, sepse kanë nevojë të ndihen shqiptarë në vendin e tyre. Kanë nevojë të ndihen të barabartë.

Ne sot gjendemi përball shumë fenomeneve. Shqiptarët nuk kanë nevojë për mjerim, për ta zhdukur atë duhet punë, forcë, shpresë, jetë politike të vërtetë, deputetë që ngrenë zërin për të zgjidhur problemet e tyre. Problemet e shqiptarëve sot janë të shumta, të mbartura në gjithë këto vite tranzicion. Ne duhet të japim kontributin tonë për të ndryshuar realitetin, duke bërë të gjithë nga pak. Jemi vendi i vetëm që vazhdojmë të jemi në tranzicion. Në vend po instalohet një strukturë kriminale. Protesta e 27 janarit është një zile, gong, thërritje nga shpirti që iu del shqiptarëve për t’iu thënë të gjithëve që shqiptarët ekzistojnë”, tha Kryemadhi.

Next Post
Nënkryetari i PD: Aleanca me LSI ka sjellë pakënaqësi, pse nuk i thamë ‘Jo’

Spaho fiton betejën ndaj Kuvendit, 9 paga dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com