Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka qenë pjesë e një trajnimi me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ka ndarë pamje nga takimi dhe është shprehur se ata do të jenë gardianët e votës së lirë.
Ajo shton se ata do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë.
Reagimi i Kryemadhit:
Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë. ✅
Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit.