• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ Vrau vajzën e fqinjin, dhe plagosi gruan, dëshmia e shqiptarit: Një ditë, italiani i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij…!

by Java News
09/05/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e së mërkurës pritet të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Taulant Malajn, 45-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet se natën mes të shtunës dhe të dielës masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis, 51-vjeç, të cilin e akuzonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonin çifti Malaj dhe De Santis, në Torremaggiore të Foggia-s.

Sipas asaj që shkruan ANSA, bashkëshortja e autorit të dyshuar, 39-vjeçarja Tefta Malaj, ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Megjithatë hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende dëshminë e saj për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Dëshminë ata pritet ta marrin pas të premtes.

Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes është parashikuar kryeja e autopsisë në trupin e dy viktimave. Nga të dhënat e para, ANSA shkruan se vajza është goditur rreth 10 herë me thikë, ndërsa De Santis të paktën 20 herë.

Arma e krimit, një thikë kuzhinë, u gjet në makinën e Malajt, i cili dyshohet se kishte si qëllim të arratisej.

“Një ditë, Massimo i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij”, mësohet të jetë shprehur Malaj para hetuesve.

Ndërkohë, ANSA mëson detaje të reja nga dëshmia e 45-vjeçarit Malaj. Ai ishte i bindur që mes të shoqes dhe De Santis kishte një lidhje të fshehtë që vijonte prej më shumë se 1 vitit. Lidhja sipas autorit të dyshuar kishte ndodhur pas një incidenti. Sipas tij, Tefta dhe Massimo ishin njohur nga ai moment dhe kishin nisur të flisnin. Malaj është shprehur se shpesh gruaja dhe italiani hanin bashkë dhe se me telefonin e tij u kishte bërë edhe video teksa drekonin.

Sa i përket videos makabre që filmoi pas krimit, ai mësohet të ketë thënë: “Kështu e bëra, nuk ka një motiv të veçantë”. Taulant Malaj, sipas ANSA, ka rrëfyer po ashtu se menjëherë më pas kishte marrë në telefon vëllain e tij për t’i treguar krimin, por ky i fundit mbërriti në vendngjarje vetëm pasi kishte ardhur ambulanca./m.j

Next Post
Elbasan/ Rama për kandidatin e Berisha-Metës”: Luluçi i jep zë ‘faqes së zezë’, s’meriton të konsiderohet

Elbasan/ Rama për kandidatin e Berisha-Metës”: Luluçi i jep zë 'faqes së zezë', s’meriton të konsiderohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com