• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë mbi garën për të zëvendësuar Linditën e të tjera ndezullira!

by Agron Gjekmarkaj
27/07/2024 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ikja e beftë e Lindites u prit me habi e njerzillek. Babo ka nevojë që lufta e klasave të thellohet edhe më. Kohë jallane po trokasin. Aty i duhet një njeri pa temperaturë trupi.

Menjeherë pervajshem kokat u ngriten dhe shikimet ranë mbi atë që deri dje  njihej si Kosta i Gramozit dhe Lindites  i cili dukej prej dylli i zënë nën vete nga orteku i lajmit.

Në llozhë ai pervijohej më shumë ornamet se njeri.

Të gjithë pyesnin a do të bëhet Kosta i Gramozit, Lindites dhe Mamices ? Ai gati është të terheqë si një lokomativë që leviz neper shinat e pushtetit mbiemrat e të tjerve si vagonë nga pas për tu shnderruar në fillin e historisë .

Kronika po investohet që ai të mbetet sepse ajo nuk i tradheton personazhet e veta në ditë të veshtirë por i braktis ata kur ikona arrogance bëhen.

Pas ndodhisë mazhoranca ra në perhumbje. Të gjithë shihnin ëndrra  në atë ore të vonë  të nates me karrike kryetari që u kalonte para hundes si patë e pjekur me vaj , erëza e patate.

Vezullimi në sytë e Ermos i ngjante perthyerjes së drites mbi goten e kristaltë të sapo larë. Tezes i rridhnin lot gezimi gati sa kur u shkreh në kakarisje  e zali nga  humori plot kripë i Dash Sules atje  në mejhanë asaj pasdite i cili i perkedhelte aterisht. Antoneta Dhima mendonte ah sikur Babo asaj t’ja besonte krejt si burgun e Fierit kur qe drejtoreshë do ta bëntë atë bina mbushur me mistrecë e trazovaçë.

Gjithësa me prishi si virus deshiren që të merrja fjalen për proçedurë se nderkohë një lajm i kobshem po qarkullonte tutje-tëhu.

Po flitej se një dyzinë më ministra do i marrë kongresi me vete. Ne jemi mesuar tanimë ti shohim  ashtu të qashter e plot namuz, shendet mirë e  topolakë, inteligjentë sa nuk thuhet , elekuentë deri në magjepsje , të ndershem safi sa nuk besohet , të kenaqin shpirtin si shelegë tek kullosin në arat me bereqet të Shqiperisë. Nikoqiri mbajti pesë fjalime lamtumire.

Doja të pyesja nësë është marrë ndonjë masë per rahabilitimin tonë shpirtëror pas kesaj traume, si do ta perballojë Mond Spaho kaq i ndjeshem , si do e bëjë gjumin Luan Baçi që tashmë pi xanaks , po Doktor Tritanit a do i levizë tensioni e të thoja lavdi të rënëve, i perjetshëm kujtimi i tyre. Por jo surpriza nuk më la kohë.

Nderkohë kronika ka plot halle të tjera. Ajo po perpiqet te rehatojë ministrat e rinj ja për shëmbull. Tonin  do ta bëjë minister të temjanit, lutjes dhe pershpirtjes . Xhemalin per çeshtje të tabanit popullor, paces, tasqebapit dhe të korrave.

Nasipin per kukurecin, ballin e kazanit dhe  hoshafin. Etilden, ah Etilden do renkonte  Dashi ynë i dreqit për atë dele perendie, vezire të  melankolisë, marifetit e dhembjes njerzore.

Bleron per meraqet, deshirat dhe shpresat. Majkon për namuzin, marifetin dhe hajrin kombetar. Shalsin per dyzenin, qyfyret, gjumin dhe arrat. Mimi di Puccini per kujtimet, deshmitë dhe lajthitë .  Gjeneral Kollçakun për psheretimat, renkimet e turfullimet. Etjenin për gjalpin, embelsirat dhe fiqtë. Lavderim Krashin për kumbullat, livadhet dhe shtojzavallet.

Xhafen për  Spakun, merakun dhe qeleshet. Klodianën për tezgjahun, qilimat dhe perdet. Çuçin për mezetë, tavllen dhe  vapen. Braçen për zukamat, hukamat dhe karkalecat. Dilua per vallet, sevdanë dhe ullinjtë. Ismet Beqiri per cjeprit, deshtë dhë isopolifoninë. Damua dje ndihej i rëndesishem e personazh kishte mbyllur marrëveshje me shef Oerdin. Si Danoç sillej lart e poshtë të tjeret i dukeshin miza.

Kryezëvendes Lideri Muli dje vertitej poshtë e perpjete si e re e zeze gati për të leshuar shkrepetima e rrufe ndaj kujdo që i vinte në diskutim autoritetin si Hyqymet në Parti. Shefe Albanen e bëri kurban që të degjonte mileti perreth paçka se pas çdo hakerrimi xhani i  dhimbte, duhej të kuptonin se kur qorton shefen ne të të tjeret çfarë jemi-pesë me hiç?! Jorushi i Tabakeve pas asaj furie gjeti ngushëllim vetem pranë Gazit Liderit në perspektivë, i cili po priste të qaren që nuk mberriti.

Jorushi po kalitet shpirterisht. Ai i tha asaj Hyqymeti na qorton se na do. Ka halle e ska nge për sentimentalizma.   Dhurata Çupi po dobësohet fizikisht nga mendimet.

Saimir Korreshi hollohet nga koka e trashet nga barku qerratai aqësa Bora u tremb dhe klithi ujku ujku. . Nallbati merzitet se distanca me Mamicen do të rritet jo vetem në largësi por edhe në lartesi. Xhela lepur vjen e ere iken, fjalet e teperta i duken fukarallek.

Desh harruam Muçon i cili nuk di të skuqet e zverdhet . Ai foli dhe për meshirë kristiane vetem vemendjen e Frrok Gjinit mori. Ndersa për Salianjë ç’të themi, ku është ai iken rehatia dhe të gjithë kruajnë kokën.

U zgjatem ca po dita dje pat derte shumë.Na e bëni kabull.

Next Post
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë\ Nisi zyrtarisht fushata elektorale

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë\ Nisi zyrtarisht fushata elektorale

Comments 2

  1. Jorgji Manoli says:
    2 years ago

    Sikur edhe një gjel Deti të vërë PS për kryetar parlamenti, ty o Gjekamark, nuk do të të vijë rradha kurrrrëëëë, të drejtosh seancë, të firmosësh ndonjë shkresë apo lëre pastaj që bytha jote të na bëhet “shkëlqesia e tijë”…..
    Pirdh, pirdh se lirohesh….
    Mbete katundar idiot.
    P.S
    Je akoma me mëndjen e Partisë së Punës, që sa më katundar të jesh, aq më i vlerësuar je në shoqëri.
    Bën humor pe muti.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Asgje me shume,edhe ti gjeke,vecse nji bythe lepires ngele,te rrofshin prrallat tuaja qe shkruan sikure je i zgjuar.Ne funde edhe edhe ti me ushtaret e bindur u rradhite,para nji plaku komunist te ndyre 80 vjecare.Po te jeshe i zgjuar duhet te,te vijne turpe,pore turpi eshte per njerzit,jo per tye e tjerte si puna jote.Ta gezoni komunistin e fundit,me gjithe pislliqet e krimet e tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

September 30, 2026
U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

September 30, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës

September 30, 2026
Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com