• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kriza politike nuk zgjidhet me mjete juridike

by Lorenc Vangjeli
03/12/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Lorenc Vangjeli 
A mund të pezullohet veprimtaria e një anëtari të qeverisë? Ka të drejtë një gjykatës dhe një prokuror që të largojnë nga detyra deputetin ministër apo ministrin deputet? A ka shkelur gjykata e posaçme kompetencat e kryeministrit kur kërkon pezullimin e anëtarit të kabinetit?
Dhe mbi të gjitha, a ka frakturë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve? Të yshtur nga interesi dhe duke kalëruar interesa të ndryshëm, Edi Rama e Sali Berisha japin përgjigje të kundërta. Shumë më elegant se Berisha, Edi përgjigjet me jo! Shumë më agresiv se Rama, Saliu përgjigjet po! Të dy njerëzit e politikës, në kurs përplasjeje me drejtësinë, diktojnë më pas, gjithë shtratin e gjithë debatit publik në Tiranë. Mbas tyre, sipas besimit tek njëri apo tjetri dhe mbi të gjitha, sipas interesit vetjak e jo në pak raste, edhe interesave egoiste e financiare, herë si shejtanë të llafit, e herë si budallenj të pafajshëm, shumë zëra publikë rekrutohen në llogoret e sulm kundërsulmit të fakteve që i trajtojnë si opinion.
Të gjitha këto janë dilema të rëndësishme. Zgjidhjet e mundshme të tyre do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm në të ardhmen e afërt të parashikueshme, por edhe për shumë përtej saj. Ato janë të lidhura edhe me fatin individual të zonjës Balluku, edhe me raportet e kufijtë mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri. I gjithë sistemi është nën tension dhe po teston vetveten. Dhe kjo gjë ndodh në çdo demokraci, po ndodh edhe në demokracinë problematike shqiptare. Por, dhe këtu ka një “por” të madh, udhët drejt të vërtetës janë të pafundme.
Trokitja tek Gjykata Kushtetuese si autoriteti i vetëm për të bërë arbitrin në këtë sherr, është vetëm një prej tyre. Edi Rama, si kryeministër dhe jo si individ, është në të drejtën e Zotit të kërkojë shpjegim. E megjithatë, në mos qoftë vetëm e parakohshme, kjo është, së paku, trokitje jo në derën e parë që duhet hapur. Ka një keqkuptim të madh që vjen nga përdorimi i mjetit të duhur në kohën e gabuar. Çdo kirurg do të dështonte nëse në vend të bisturisë do të detyrohej të përdorte sqeparin. Kriza e krijuar nuk është krizë juridike. Ajo është para së gjithash krizë politike. Dhe kriza politike nuk mund të zgjidhet me mjete juridike. Edhe aty ku duket se kushtetuta nuk jep zgjidhje as në gërmë dhe as në frymë, ka një kushtetutë të epërme, të shkruar nga tradita evropiane dhe ende jo e njohur në Shqipëri, që urdhëron zgjidhje të ndryshme.
Eshtë kushtetuta morale dhe politike. Që “në frymë dhe në gërmë”, thotë se një anëtar i kabinetit i vënë nën akuzë penale, aq më tepër me statusin e të pandehurit në një proces penal, jep dorëheqjen dhe përballet si individ me drejtësinë. Dhe nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë kryeministri dekreton shkarkimin dhe shkon në presidencë për të noterizuar vullnetin e tij kushtetues dhe politik. Nuk ka nevojë të citosh Kolombin e të kesh zbuluar rastësisht Amerikën, për të zbuluar sjelljen me vezën e tij proverbiale në këtë bela lokale që i ka rënë për pjesë kësaj here Tiranës.
Gjithçka tjetër i ngjan lutjes së pleqve në dimër, “Bli ditë e rro!’. Erion Veliaj, një tjetër skaj i përplasjes së pushteteve, është shembulli i mosfunksionimit të këtij parimi. I tentativës për të zgjidhur krizën politike me mjete juridike. Fati individual i kryetarit të bashkisë së Tiranës mund të kishte qenë krejt ndryshe nëse betejën e tij do ta bënte nga pozicioni i dorëheqjes morale si akt politik e moral që në ditën e arrestit. Ky akt, pavarësisht se do të dukej si humbje për momentin, do të ishte kapital i paçmueshëm në një rilindje të dytë të mundshme, politike e morale të Veliajt. “Kështu bëjnë edhe në Paris!”, i tha dikur Madam Bovarisë jarani Leon, teksa tentonte të shëtiste dorën e tij poshtë dantellave të dekoltesë së saj.
Kështu ndodh në Evropë! Nuk ka alternativë tjetër. Skenarët janë të parashkruar, pavarësisht emrave të aktorëve që kanë vënë në skenë dramën e ditës në Tiranë. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e pezullimit të zonjës Balluku, do të ketë vijim të procedimit dhe ndoshta edhe rëndim të masave shtrënguese ndaj saj. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese pretendon se është dorëjashtë dhe e painvestuar për të ndërhyrë në këtë stad të hetimit, meqë nuk janë harxhuar të gjitha shkallët e gjykimit të statusit juridik të zonjës Balluku, ky do të jetë vetëm një projektim në të ardhmen i hallit të sotëm. Në të gjitha rastet, mund të thirret lehtësisht në apel këshilla e hershme kineze: “Kur ndjen frymën e nxehtë të “armikut” mbas qafe, kur ai të dihat tek veshi dhe e dëgjon duke rënkuar, rri dhe mos lëviz! Po lëvize, thjesht kënaq “armikun!”.

Next Post
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Kandidatët për Avokatin e Popullit/ Zbulohet preferenca e Berishës, ja për kë kanë firmosur deputetët e PD

Comments 1

  1. Vlora says:
    3 months ago

    Ka te drejte
    Perallat me minj, kumblla dhe dardha nuk i ha me njeri.
    DOREHEQJE
    Europen Rama ta bej me vepra jo me fjale. Aty e dime qe eshte nje arixhofke e vertet

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In