Eurokomisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, para vizitës së sotme në Maqedoni deklaroi se “Në Shkup do të takohem me të gjitha partitë politike për të bërë presion për përparimin urgjent të marrëveshjes politike”.
Komisioni Evropian po ndjek zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen zbatimit të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.
Hahn shkon në Shkup për zhbllokimin e negociatave për zbatimin e marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.









