• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

by A R
10/09/2026 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga pankartat në tribuna te brohoritjet e emrit të tij në prag të varrimit.

Tifozët e njërit prej dy klubeve më të mëdha të futbollit në Serbi vazhdojnë ta madhërojnë figurën e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe të dërgojnë mesazhe kërcënuese – pa reagime dhe pa sanksione.

Ata po mbështeten edhe nga klubi i tyre, “Crvena Zvezda”, i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë përmbajtje të tilla si fotografia e Mlladiqit me mbishkrimin “Drejt Potoçarit”, që u shfaq më 6 shtator gjatë një ndeshjeje në Beograd.

Potoçari lidhet me gjenocidin ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për të cilin Mlladiq, krahas krimeve të tjera të luftës në Bosnje e Hercegovinë, u dënua me burgim të përjetshëm.

As “Crvena Zvezda”, as Federata e Futbollit e Serbisë, e cila ka kompetenca për të nisur procedura disiplinore, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL).

“Pas mesazheve të tilla të tifozëve qëndron pushteti në Serbi”, vlerëson gazetari Fillip Shvarm, i cili merret me lidhjet mes krimit, politikës dhe grupeve të tifozëve.

Ai thotë se një mesazh i ngjashëm u dërgua nga Beogradi edhe përmes varrimit të Ratko Mlladiqit, i cili u bë me nderime shtetërore dhe ushtarake dhe me praninë e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar tashmë “Crvena Zvezda-n” për sjellje raciste dhe brohoritje gjatë ndeshjes së zhvilluar në Çeki më 27 gusht, ditën kur vdiq Mlladiq. UEFA nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse do të ndërmarrë hapa të tjerë, përcjell A2.

Pyetjeve nuk iu përgjigj as rrjeti evropian Futbolli Kundër Racizmit (FARE), të cilit Qendra Memoriale Srebrenicë-Potoçari i ka kërkuar të iniciojë pezullimin e Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të mosreagimit ndaj incidenteve.

Grafite, pishtarë dhe brohoritje

Kanali në Telegram i tifozëve të “Crvena Zvezda-s”, “Delije Sever”, ditëve të fundit është mbushur me fotografi dhe video me mesazhe “në nderim” të Ratko Mlladiqit.

Në fotografi shihen grafite me portretin e Mlladiqit në vende të ndryshme të Serbisë, ndërsa në disa prej tyre burra mbajnë pishtarë të ndezur dhe një pankartë me mbishkrimin: “Gjeneral, lavdi e përjetshme”.

Në ditën e varrimit të Mlladiqit në Beograd, tifozët publikuan një video në të cilën një grup burrash brohoriste emrin “Ratko Mlladiq”.

Po atë ditë, në profilin zyrtar në Instagram të klubit “Crvena Zvezda” u publikua fotografia e një grafiti kushtuar Mlladiqit, e shoqëruar me një emoji që përshëndet ushtarakisht.

Madhërimi i kriminelit të dënuar të luftës deri më tani i ka kushtuar “Crvena Zvezdas-s” 100.000 euro.

Kjo është shuma e gjobës që UEFA i shqiptoi klubit për sjellje raciste dhe brohoritje të papërshtatshme gjatë ndeshjes që u zhvillua në ditën e vdekjes së Mlladiqit.

Gjatë ndeshjes në Çeki më 27 gusht, tifozët e klubit nga Beogradi shfaqën pankarta me mbishkrimin “Gjeneral, lavdi e madhe dhe mirënjohje”, ndërsa brohoritën emrin e Ratko Mlladiqit.

UEFA gjithashtu ia ndaloi “Crvena Zvezdas-s” shitjen e biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme si mysafire në një garë evropiane.

Edhe pas këtij dënimi, klubi publikoi në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale fotografi të pankartave që madhëronin figurën e Mlladiqit.

Pa reagime në Serbi

As policia dhe as organet e drejtësisë nuk reaguan ndaj mesazhit “Drejt Potoçarit” në stadiumin e Beogradit, të cilin ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës e përshkroi si “alarmin e fundit”, ndonëse ligji në Serbi parashikon sanksione për miratimin publik ose mohimin e gjenocidit.

Kodi Penal parashikon që krimet duhet të jenë vërtetuar me vendim të formës së prerë nga një gjykatë në Serbi ose nga Gjykata e përhershme Penale Ndërkombëtare.

Në nenin 387 të Kodit nuk përmenden shprehimisht Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilat kanë dhënë vendime lidhur me gjenocidin në Srebrenicë dhe dënimin e Ratko Mlladiqit me burgim të përjetshëm.

As autoritetet shtetërore nuk u distancuan nga veprimet e tifozëve dhe klubit të tyre.

I vetmi që, sipas raportimeve të mediave, e braktisi stadiumin gjatë nderimit të Mlladiqit ishte presidenti i klubit Partizan dhe ish-ministri në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq. Ai nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it.

Duke i cilësuar mesazhet në mbështetje të Mlladiqit si të turpshme, redaktori i së përjavshmes “Vreme”, Filip Shvarm, kujton se nderime Mlladiqit në varrim i bënë edhe përfaqësues të pushtetit.

Ai vë në dukje edhe lidhjet e forta mes pushtetit dhe klubeve të futbollit.

“Përmes formave të ndryshme të financimit të klubeve të futbollit, veçanërisht të ‘Crvena Zvezdas-s’, regjimi krijon një lloj ushtrie mbështetëse joformale nga radhët e tifozëve, të cilët njihen për dhunë dhe huliganizëm”, thotë ai.

Sipas Shvarmit, pushteti përdor mesazhe të tilla edhe për të tërhequr votuesit e orientuar nga e djathta.

“Regjimi nuk është deklaruar kundër këtyre mesazheve, që do të thotë se qëndron pas tyre”, thotë Shvarm.

Partia Progresive Serbe në pushtet nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment lidhur me mesazhet nga tribunat.

Incidente të tifozëve të ekstremit të djathtë

Vitet e fundit janë shënuar disa incidente në të cilat tifozët e klubeve të futbollit kanë përhapur mesazhe urrejtjeje.

Në vitin 2023, tifozët e “Crvena Zvezdas-s” shfaqën pankarta në nderim të tre pjesëtarëve të vrarë të grupit të armatosur që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

Pankarta e tyre me mesazhin “Lavdi heronjve të Banjskës” u shfaq atëherë në dhjetëra qytete të Serbisë.

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë” ishte një tjetër mesazh i tifozëve të këtij klubi në vitin 2023.

Ata e shfaqën pankartën me këtë mesazh gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina në korrik të atij viti në Beograd.

Ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova pas luftës së vitit 1999, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë rreth një dekadë më vonë. Serbia vazhdon të mos e njohë atë.

Lidhjet mes shtetit, klubeve dhe tifozëve

Megjithëse klubet e futbollit në Serbi janë shoqata sportive në të cilat shteti nuk ka pronësi formale, ato financohen edhe përmes Federatës së Futbollit.

REL-i kishte gjetur më herët se gjatë vitit 2026 Federata e Futbollit e Serbisë kishte marrë më shumë se gjashtë milionë euro nga rezervat buxhetore.

Në përgjigjen për REL-in, Federata kishte thënë se paratë, mes të tjerash, ishin destinuar për ndihmë ndaj klubeve, me kërkesë të tyre.

Federata nuk kishte specifikuar se cilat klube kishin përfituar nga kjo ndihmë, ndërsa kritikat e një pjese të opinionit se pushteti në Serbi, përmes financimit, siguron besnikërinë e tyre, i kishte cilësuar si “të pabazuara”.

Çështja e lidhjeve mes politikës dhe tifozëve u rikthye fuqishëm në vëmendje në vitin 2021, kur u arrestua Velko Bellivuk, ish-udhëheqës i grupit të tifozëve të Partizanit, “Principi”, i akuzuar si udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal.

Një pjesë e opozitës pretendoi se anëtarë të grupit të Belivukut kishin qenë në dy raste pjesë e sigurimit personal të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Autoritetet i mohuan këto pretendime.

Lidhjet mes tribunave dhe politikës në Serbi shtrihen deri në vitet ’90.

Zhelko Razhnatoviq Arkan ishte në fund të viteve ’80 udhëheqës i tifozëve të “Crvena Zvezdas-s”, të njohur si “Delije”. Disa vjet më vonë, pjesëtarë të këtyre grupeve përbënin bërthamën e Gardës Vullnetare Serbe, formacionit të tij paraushtarak që mori pjesë në luftërat në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Garda Vullnetare Serbe e kishte në atë kohë kazermën e saj në një objekt ushtarak të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Erdut të Kroacisë.

Edhe në fund të viteve ’90, opozita demokratike krijoi lidhje me përfaqësues të tifozëve, të cilët patën rol edhe në protestat e 5 tetorit dhe në rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit./ REL

Next Post
Tromboza në gjymtyrë e sipërme: Këshilla dhe sinjale për të ruajtur shëndetin

Tromboza në gjymtyrë e sipërme: Këshilla dhe sinjale për të ruajtur shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In