Presidenti i Zambias, Edgar Lungu, iu lut Zotit që të shërojë monedhën e vendit të tij, e cila është në rëndie të vazhdueshme. Baret u mbyllën dhe ndeshjet e futbollit u anuluan, teksa vendi u bashkua në një lutje kombëtare për të ndaluar rënien.
Lungu e urdhëroi seancën e lutjes muajin e kaluar, pasi monedha vendase, kwacha, ra 45 për qind në krahasim me dollarin që nga fillimi i vitit, për shkak të rënies së çmimit të bakrit, eksporti kryesor i vendit.









