• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

by A. Q
11/09/2026 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shkoni të votoni ose do të shkoni në ferr”. Me këtë deklaratë, Donald Trump mbylli konventën e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, një aktivitet i rëndësishëm në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, të cilat pritet të jenë vendimtare për presidentin amerikan.

Trump e shfrytëzoi takimin dyditor në Dallas për të ndezur sallën me slogane dhe premtime të forta.

Mes tyre ishte edhe premtimi për një “dividend” prej 5 mijë dollarësh për çdo amerikan në rast të fitores së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Presidenti shkoi edhe më tej, duke u kërkuar mbështetësve një betim besnikërie ndaj tij.

Në fillim të mbrëmjes, atmosferën e ndezi nënpresidenti JD Vance, i cili përflitet gjithnjë e më shumë si një prej figurave kryesore të republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Vance sulmoi ashpër demokratët, duke i cilësuar si “partia e urrejtjes” dhe duke u bërë thirrje republikanëve të mobilizohen për zgjedhjet e nëntorit. “Ata janë partia që përbuz Amerikën dhe që ka simpati për terroristët që kryen sulmet e 11 shtatorit. Të mos harrojmë kurrë se Amerika u përket atyre që e duan”, deklaroi Vance.

Ai u kërkoi amerikanëve të shohin rezultatet e administratës republikane gjatë 18 muajve të fundit dhe të mos ia dorëzojnë vendin, siç u shpreh ai, një “grupi të çmendurish” që do ta shkatërronte. Më pas fjalën e mori Donald Trump, i cili fillimisht lavdëroi Vance dhe më pas përshëndeti mbështetësit e mbledhur në American Airlines Center, ku salla ishte e mbushur plot.

“Dy vite më parë u zgjodha për të shpëtuar Amerikën dhe i kam mbajtur të gjitha premtimet. Mora momentin e errët të Amerikës dhe e shndërrova atë në një epokë të artë”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu për pasojat që, sipas tij, do të sillte një fitore e demokratëve. “Do t’ju konfiskojnë pasurinë, do t’ju trefishojnë taksat dhe do të gjymtojnë fëmijët tuaj”, tha ai, duke përsëritur premtimin për një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit.

Trump u kërkoi më pas mbështetësve të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, duke u thënë: “Bëni sikur jam unë kandidati dhe emri im është në fletëvotim”.

Gjatë fjalimit, Trump foli edhe për luftën me Iranin dhe tha se nuk ka asnjë pendesë për vendimet e marra. “Nuk besoj te koncepti i pendesës. Dikush më pyeti për këtë. Nëse do të më duhej ta bëja sërish, do të veproja saktësisht siç veprova”, tha presidenti amerikan.

Megjithatë, Trump pranoi se herë pas here e vë në pikëpyetje situatën, ndërsa theksoi se Irani, sipas tij, po dorëzohet në të gjitha frontet. Duke iu referuar ngushticës së Hormuzit, ai deklaroi: “Ne kontrollojmë ngushticën e Trump”.

Në fund të fjalimit, presidenti amerikan u kërkoi të pranishmëve të bënin një betim besnikërie ndaj tij.

“Ngrini dorën dhe përsëritni pas meje: I premtoj presidentit më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara, i cili na do kaq shumë, se do të shkoj të votoj”, tha Trump, ndërsa publiku përsëriti fjalët e tij. Më pas, me ironi, ai shtoi: “E dini çfarë ndodh nëse nuk shkoni të votoni? Do të shkoni në ferr”.

Trump e mbylli konventën e parë republikane në prag të zgjedhjeve të mesmandatit duke përsëritur premtimin e tij për ta bërë “Amerikën sërish të madhe”.

Në fund, nën tingujt e himnit kombëtar amerikan, qindra balona zbritën mbi turmën, duke shënuar përfundimin e aktivitetit të organizuar nga Trump në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e nëntorit.

Next Post
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In