• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kriminalizimi i shpifjes”, pro dhe kundër një ligji delikat

by
11/11/2015 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Qeveria ka ndërmarrë ditët e fundit një nisëm ligjore, për ta trajtuar shpifjen e bërë botërisht në adresë të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të të zgjedhurve vendorë apo në Kuvend, si vepër penale. Përkundër skepticizmave që më së shumti shoqërojnë kryesisht botën mediatike lidhur me këtë çështje, parimisht gjykoj se kriminalizimi i shpifjes është një vendim i duhur, i cili madje merret me shumë vonesë.

Këndvështrimi pro kësaj nisme, më shumë sesa “meraku” për funksionarët e lartë shtetërorë apo të zgjedhurit, ka të bëjë me faktin se është momenti që të ketë një qëndrim ndaj këtij fenomeni që po shkatërron çdo vlerë minimale të kulturës sonë kombëtare, të sjelljes qytetare dhe të etikës në komunitet. Përdorimi dhe përhapja e shpifjes, në formë sharjesh, fyerjesh e akuzash shpesh ekstremisht banale e vulgare, këto dy vitet e fundit ka njohur përmasa shumë serioze, deri dhe destabilizuese. Çdo të enjte parlamenti shqiptar shndërrohet në një “maternitet” të shpifjes, denigrimit, poshtërimit, sulmit personal, jo vetëm të atyre që janë në Kuvend, por edhe të rrethit të tyre familjar, duke mos kursyer nëna, baballarë, gra, bashkëshortë, fëmijë, vëllezër, motra, etj. “Pa dorashka”, në këtë tablo të zymtë që ka stresuar gjatë këtyre dy viteve të fundit thuajse të gjithë shoqërinë shqiptare, dallon ish- kryeministri Berisha, rrethi i tij i afërt i bashkëpunëtorëve në Kuvend dhe PD, por edhe mjaft deputetë të PS, ku dallon deputeti Balla.

Është vërtetë një çmenduri ajo që ndodh aty. Bëhen lloj- lloj deklaratash nga më ekstremet, por nuk ofrohet asnjë provë për to. Me mikrofonin e parlamentit shahet e shpifet mbarë e prapë për familjarët e të zgjedhurve, që ndoshta janë në punën e tyre, me familjet e tyre, duke ua nxirë jetën. Por askush s’do t’ia dijë. Fyhet e shpifet për gra dhe fëmijë që të vjen ndot kur i dëgjon. Fëmijë që dëgjojnë sesi babai apo nëna e tyre mallkohen me soj e sorollop. Burra që dëgjojnë sesi gratë e tyre poshtërohen publikisht duke shpifur. Shajnë, shpifin, por askujt “nuk i hyn gjemb në këmbë”, ndonëse nga pas kanë lënë njerëz të traumatizuar, që në fund të fundit nuk kanë pse mbajnë në kurriz të bërat apo të pabërat e ndonjë funksionari të lartë shtetëror. Etja për pushtet, në një kohë kur njerëzit në përgjithësi dëshërojnë minimumin e një normaliteti në jetën sociale të vendit, frymëzon drejtuesit e lartë politike të përbaltin me një energji spikatshëm negative, çdo gjë që del përpara, pa kursyër askënd.

Për këtë qëllim venë në punë edhe makinerinë e shpifjes, duke na e bërë këtë vend gjithnjë e më të pabanueshëm. Sikundër fyerja ashtu edhe shpifja kur hidhet në qarkullim ka të bëjë me elementë mjaft të brishtë të jetës së njeriut duke cënuar rëndë ndonjëherë në mënyrë të pakthyeshme dinjitetin dhe reputacionin e njeriut.

Për të kuptuar se sa shumë është trashur zullumi mjaftojnë të kujtojmë se asnjë çështje e denoncuar nga mikrofoni i Kuvendit nuk ka përfunduar 200 metra më tutje në…Prokurori. Në bazë të ligjit shqiptar shpifja, sikundër fyerja, ka të bëjë me faktin kur një person apo subjekt përhap informacione apo lajme kundër një personi tjetër, ndonëse e di shumë mirë që janë të gënjeshtra, duke cënuar rëndë në këtë mënyrë dinjitetin e një tjetri.

Kriminalizimi i shpifjes duhet të ketë si qëllim së pari mbrojtjen e reputacionit të respektit dhe dinjitetit të njeriut dhe jo thjesht funksionin shtetëror. Çdo person që shpif nga salla e Kuvendit në drejtim jo vetëm të të zgjedhurve, por dhe të afërmve të tyre, duhet të përgjigjet përpara drejtësis. Gjykatat nuk mund të vijojnë më tej të rrënojnë reputacionin e personave ndaj të cilëve adresohen shpifjet. Duhet të marrë fund praktika që favorizon shpifësit “se deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”. Kriminalizimi i shpifjes duhet të fillojë nga Kuvendi, që është edhe gjeneratori i gjithë kësaj situate.

Megjithatë duhet thënë se ky problem ka nxitur ndjeshmëri, sa i përket aspektit të mbrojtjes së lirive të shprehjes. Është me vend, që mediat të vijojnë të qëndrojnë jashtë rrezes së çfarëdo penalizimi. Është bërë një betejë e gjatë për dekriminalizimin e shpifjes, është mirë që mediat të mos preken nga korigjimet e mundshme aktuale. Një gazetë që akuzon një politikan duhet ndjekur administrativisht, siç ndodh në gjithë botën, e jo penalisht.

 

 

 

 

 

Next Post

Jolie: Në herën time të parë... unë dhe i dashuri premë njëri tjetrin me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In