• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

by E S
05/05/2026 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Vlorë po zhvillohet konsulta publike për reformën e re administrativo-territoriale, në një moment kur edhe Raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, i publikuar sot, mirëpret punën në vijim të komisionit parlamentar ndërpartiak për këtë reformë. Raporti thekson se çdo reformë në këtë fushë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të mbështetur në kritere objektive socio-ekonomike, në përputhje me standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari i kësaj reforme, Arbjan Mazniku, e cilësoi reformën territoriale të kryer në vitin 2014 si një nga reformat më të rëndësishme dhe më efektive të ndërmarra në vend, duke theksuar se ajo ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët marrin shërbimet nga pushteti vendor.

“Për shumë njerëz, fytyra e shtetit është bashkia”, u shpreh Mazniku, ndërsa nënvizoi se reforma, e cila reduktoi 373 bashki dhe komuna në 61 bashki, krijoi mundësi më të mëdha për ofrimin e shërbimeve bazë si infrastruktura, ujësjellësi dhe shkollat.

Sipas tij, të dhënat tregojnë një përmirësim të situatës financiare të bashkive, duke theksuar se borxhi ndaj palëve të treta ka rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën para reformës.

Megjithatë, Mazniku pranoi se situata nuk është e njëjtë në të gjitha bashkitë e vendit. Ai theksoi se reforma e vitit 2014 ishte decentralizuese, duke i shtuar më shumë funksione pushtetit vendor, por që sot, për shkak të dinamikave demografike dhe atyre zhvillimore, po sfidon kapacitetet financiare dhe burimet njerëzore për t’i përmbushur ato.

“Shumë e rëndësishme është që të diskutojmë për mënyrën sesi bashkitë i ushtrojnë funksionet e tyre”, theksoi ai.

Mazniku përsëriti sërish nga Vlora që debati të mos fokusohet vetëm te territori dhe ndarjet administrative, pasi “aty ndizen pasionet lokale”, por të zhvillohet së pari një diskutim serioz mbi mënyrën se si bashkitë ushtrojnë funksionet dhe ofrojnë shërbimet për qytetarët e tyre.

Next Post
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com