• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari i GJKKO flet për të akuzuarit që “mbyllin gojën”: Ja përse kemi pak bashkëpunëtorë të drejtësisë

by E S
05/05/2026 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse bashkëpunëtori i drejtësisë e ka gojën e lirë është i aftë të fusë në zinxhir të gjithë bashkëpunëtorët e tij, sipas gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja, që në botimin e tij më të ri bën një studim mbi institutin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.Si një magjistrat që trajton raste te korrupsionit të zyrtarëve të lartë në praktikën e tij të punës në Gjykatën e Posaçme, ai analizon katër ligjet kryesore që e konturojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, te të cilat gjen mungesë koherence.

“Po të shikosh kriteret që parashikon Kodi Penal, tashmë në dy dispozita, pasi njëra u syprinua në fund të janarit 2026, nuk konfirmohen me atë që thotë Kodi i Procedurës Penale. Por, keqardhja më e madhe është që atribuohen nëpërmjet Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale nuk përputhen në ligjin për mbrojtjen e posaçme që i jepen bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe më tej në ligjin e viti 2020 në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve kur përcaktohet se kush përmbush kushtet për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë, që të vuajnë në mënyrë të posaçme dënimin”, shprehet Florjan Kalaja, gjyqtar.

Gjyqtari ndalet te mënyra si individualizohet përgjegjësia penale e Bashkëpunëtorit të Drejtësisë, se si i ofrohet marrëveshje dhe si zhvillohet në të gjitha fazat e procesimit penal. Juristët vlerësuan këtë punim voluminoz të Kalasë, që pasuron debatin juridik.

“Arsyetimet dhe këndvështrimet e Florianit mbi mënyrën se si duhet të interpretohet ligji ose se si ai duhet të ndryshojë apo të plotësohet në të ardhmen mund të ngjallin debat dhe diskutime. Por, kjo nuk është problem mendoj unë, është e shëndetshme. Vepra përmban edhe trajtim të thelluar mbi vëmendjen dhe qasjen e shtetit ndaj dobisë së rregullimi me ligj për bashkëpunëtorin e drejtësisë”, thotë Ardian Dvorani, gjyqtar.

Sipas juristëve, çështjet që Kalaja i ka zgjeruar në aspektin akademik në këtë libër mund t’u shërbejnë ligjvënësve, por dhe studentëve të Drejtësisë..

Dorina Hoxha, dekane e Fakultetit të Drejtësisë tha se “një studim që përfshin jo vetëm teorinë, por me profesionalizëm trajton edhe çështje të praktikës gjyqësore të një rëndësie të veçantë. Analizon shumë saktë të gjitha problematikat mbi bashkëpunëtorin e drejtësisë”.

Dhe këtë vepër autori ia dedikon mikut të tij, gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra në sallën e gjyqit në tetor të vitit të kaluar.

“Ka qenë një vokacion i ardhur natyrshëm. Uroj të ketë vëmendjen edhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, edhe të organeve shtetërore kompetente për t’i dhënë statusin që duhet një magjistrati që u vra në krye të detyrës”, thekson Florjan Kalaja.

Libri për të cilin autori u nxit nga një rast konkret dhe që u përmbyll pas një pune tre vjeçare analizon dhe Kodin e Ri Penal, ndërsa Kalaja na tregon sugjerimet dhe kritikat e tij./tch/

Next Post
PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com