• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti i PE: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

by E S
05/05/2026 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet si shteti më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Raporti bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar.

Aty theksohet edhe nevoja për uljen e numrit të lëndëve të mbetura gjyqësore dhe për harmonizimin e plotë të politikës së vizave me atë të Bashkimit Evropian.

Autori i raportit, eurodeputeti Marjan Sharec, paralajmëroi se Mali i Zi përballet me një vit shumë sfidues.

“Koha është e kufizuar, ndërsa punë ka ende. Ky raport duhet të shërbejë si njohje e progresit të deritanishëm dhe si inkurajim për periudhën në vazhdim. Para së gjithash, duhet të kuptohet si një thirrje për të gjitha palët e interesuara që të tregojnë urtësi dhe përgjegjësi, në mënyrë që mosmarrëveshjet e vogla të mos e errësojnë, apo devijojnë, përparimin drejt objektivave më të gjera strategjike”, tha Sharec pas votimit.

Raporti u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që dallimet politike të mos e vonojnë miratimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian.

Theksohet se anëtarësimi në BE duhet të mbetet prioritet i përbashkët kombëtar, mbi interesat partiake, ndërsa Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi u kërkohet që çështjet e identitetit të mos e largojnë vëmendjen nga procesi evropian.

Në dokument thuhet se, megjithëse Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e integrimit dhe afër mbylljes së kapitujve negociues, përparimi nuk varet vetëm nga reformat teknike, por edhe nga zhvillimet e përditshme politike dhe tensionet e brendshme, të cilat shpesh e ngadalësojnë procesin e përafrimit me standardet e BE-së.

Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 14 nga 33 kapituj negociues në procesin e anëtarësimit në BE.

Synim i vendit është që t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti, me qëllim që të hapet rruga për anëtarësim të mundshëm deri në fund të vitit 2028.

Për përmbylljen me sukses të negociatave, thuhet në raport, është thelbësore ruajtja e konsensusit politik për rrugën evropiane dhe sigurimi i bashkëpunimit konstruktiv mes Qeverisë dhe opozitës.

Rezultatet e qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe zbatimi efektiv i reformave janë përcaktuar si kushte kryesore për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian mori vendim për krijimin e një grupi punues që do të punojë në hartimin e projekttekstit të Marrëveshjes së Anëtarësimit me Malin e Zi.

Nga Mali i Zi pritet emërimi më i shpejtë dhe më transparent i bartësve të funksioneve në sistemin e drejtësisë, përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Po ashtu, theksohet nevoja për përafrim të mëtejshëm të legjislacionit me standardet e BE-së, në lidhje me pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë, si dhe për uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura gjyqësore – veçanërisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në raport shprehet shqetësim edhe për ndërhyrjet e huaja, dezinformimin dhe kërcënimet hibride, ndërsa Malit të Zi i bëhet thirrje që të forcojë më tej qëndrueshmërinë e institucioneve të tij.

Dokumenti vlerëson përputhjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me atë të Bashkimit Evropian.

Pas votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ky raport pritet të votohet në seancën plenare gjatë muajit qershor, kur edhe do të marrë formën e një rezolute të këtij institucioni./REL

Next Post
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi it ë moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com